BBCAlbanian.comNews image
06 korrik, 2010 - Published 15:43 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Spanja përgatitet për finalen e Botërorit
Spanja mund Gjermaninë 1-0

Me fitoren 1-0 ndaj gjermanëve, Spanja del për herë të parë në finalen e Kupës ë Botës.

Në Durban, ku luhej ndeshja, tifozët spanjollë shpërthyen në brohoritjet karakteristike 'ole', sapo u dëgjua bilbili i fundit i arbitrit hungarez, ndërsa në Madrid sportdashësit filluan kërcimet dhe hodhën fishekzjarre.

Kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, që e pa ndeshjen me familjen dhe miq të tij, tha se ishte një natë shumë e lumtur për të.

Gjermanët, tri herë kampionë të botës, u vunë përballë kampionëve në fuqi të Europës.

Në 20 takimet e zhvilluara mes tyre, gjermanët kanë fituar 8 herë, spanjollët 6 dhe gjashtë ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Podolski dhe Torres
Podolski kishte premtuar t'u 'kthente vizitën' fituesve të Euro 2008-s

Joachim Lowe ofroi një skuadër të re me mbrojtës që ndjehen mirë edhe në mesfushë.

Çifti Podolski - Klose numërojnë mbi 80 gola në takimet e përfaqësueses dhe askush nuk i merr lehtë ndeshjet me gjermanët.

Që pa filluar kampionati, një nga ikonat e futbollit, Franz Beckenbauer, kishte shprehur besimin se Gjermania do të arrijë të paktën deri në gjysëmfinale. Dhe Gjermania u ndal pikërisht aty.

Gjermani-Spanjë në Euro 2008
Spanja mund Gjermaninë dhe del në finalen e Botërorit 2010

Pas triumfit në Euro 2008, Spanja e kryesoi renditjen e FIFA-s për 16 muaj rresht.

Menaxheri i Spanjës, Vicente del Bosque citohet të ketë thënë se "Të qënit favorit është një kurth i tmerrshëm. Futbolli mund të jetë shumë mizor me ata që mendojnë se janë më të mirët".

Me talentet që ka, Spanja ka zgjuar shpresat e shumë përkrahësve, si kandidat për titull. Me këtë do të merrte fund pritja e gjatë për lavdinë e Kupës së Botës.

Të djelën, më 11 korrik, spanjollët kanë përballë holandezët, me të njëjtat shpresa dhe CV të ngjashme.

Finalja e Botërorit 2010 luhet në Johanesburg.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>