BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botërori 2010: Holanda del në finale

Portokallinjtë 'ëndërrimtarë'' mundën me rezultatin 3-2 Uruguajin, 'fqinjin modest' të Brazilit dhe Argjentinës.

Uruguajanët janë fituesit e Kupës së Parë të Botës në vitin 1930, ndërsa shumëkush mendon se holandezët kanë qenë shpesh fitues pa trofe.

Arjen Robben
Megjithë dëmtimet, Robben mbetet një nga shtyllat e tulipanëve.

Holandezët i kanë mundur uruguajanët 2-0 në ndeshjen e hapjes së Kupës së Botës në vitin 1974. Të dy golat u shënuan nga Johnny Rep, ndërsa Juan Montero Castillo i Uruguajit u nxorr jashtë me karton të kuq.

Në përballjen e vitit 1974 luajti edhe babai i Diego Forlan-it, Pablo.

Më vonë, tulipanët dhe kampionët e hershëm uruguajanë janë ndeshur në një miqësore në Montevideo, ku Uruguaji fitoi 2-0

Diego Forlan
Forlan kërkon 'hakun' e të atit që u mund nga holandezët në 1974-n.

Në takime të mëhershme, Uruguaji i ka mundur holandezët edhe në Lojrat Olimpike të vitit 1924 dhe 1928.

Holandezi Jan van Riebeeck mendohet se është europiani i parë që zbarkoi në Afrikën e Jugut në vitin 1651. Tre shekuj e gjysëm më vonë, ekipi i Bert Van Marwijk-ut dhe garderoba e portokallinjtë niset drejt Johanesburgut me misionin e rrëmbimit të Kupës së Botës.

Në një finale europiane në Afrikë, të djelën më 11 korrik, holandezët përballen me fituesin e takimit tjetër gjysëmfinal Gjermani-Spanjë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>