BBCAlbanian.comNews image
29 qershor, 2010 - Published 14:23 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Blatter kërkon falje
Sepp Blatter
Sepp Blatter iu ka rezistuar thirrjeve për futjen e teknologjisë
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, iu ka kërkuar falje Anglisë dhe Meksikës për gabimet e arbitrave që ndikuan në rezultatin e ndeshjeve dhe eleminimin e tyre nga Botërori i Afrikës së Jugut.

Ai tha se zyrtarët do të rishqyrtonin mundësinë e përdorimit të teknologjisë me video për tÇi ndihmuar arbitrat gjatë ndeshjeve.

Në ndeshjen Angli - Gjermani, arbitri nuk i dha anglezëve një gol kur rezultati ishte 2-1 për gjermanët, megjithëse pamjet e regjistruara treguan se topi e kishte kaluar shumë vijën fatale.

Ndërsa në ndeshjen Argjentinë - Meksikë, e cila u luajt po ditën e diel, arbitri e quajti të rregullt golin e parë të shënuar nga Tevez, megjithëse përsëritja e aksionit që u pa nga të gjithë në stadium, tregoi se sulmuesi argjentinas ishte dukshëm në pozicion jashtë loje.

Sepp Blatter-i, i cili deri tani ishte shprehur kundër futjes së kësaj teknologjie në ndeshjet e futbollit, tha se i vinte keq kur shihte prova që tregonin se arbitrat e FIFA-s kishin gabuar.

Ai tha se zyrtarët do të konsultohen mes tyre se si teknologjia mund t'iu vijë në ndihmë arbitrave.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>