|
Botërori 2010: Holandë - Sllovaki | |||||||||||||||||||||||
Tri fitoret në grup në Botërorin 2010 dhe 22 ndeshjet pa humbje bënë që ekipi i Bert van Marwijk-ut të hynte pa ndrojtje në përballjen me Sllovakinë. Holandezët i kanë të pashlyera kujtimet e vitit 1974 dhe 1978 si finalistë. Megjithatë, në Botërorin 2006 dhe në Euro 2008 holandezët humbën që në ndeshjet e para pas daljes nga grupi. Sllovakët, debutantë në Kupën e Botës, treguan se nuk mund të nënvleftësoheshin. Skuadra e Vladimir Weiss-it e nisi turneun me ngathtësi: barazim me Zelandën e Re, humbje me Paraguajn. Fitorja 3-2 ndaj kampionëve në fuqi, italianëve, bëri që Sllovakia të shihej si kundërshtar serioz. Holanda nuk ishte ndeshur më parë me Sllovakinë, por në 9 takimet me Çekosllovakinë ka humbur 6 herë. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||