PĂ«r tĂ« parĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« rezultatin dhe renditjen ne grup duhet tĂ« aktivizoni programin javascript. Holandezët, finalistë në kupat e botës 1974 dhe 1978, kanë mbërritur këtë herë në Afrikën e Jugut me shpresat për dalë më mirë. Ekipi i drejtuar nga Van Marwijk vlerësohet për sulmuesit e talentuar. Holandezëve mund t'u mungojë Arjen Robben, i dëmtuar gjatë ndeshjes përgatitore me Hungarinë, ku portokallinjtë fituan 6-1. Danimarka sjell në fushë respektin e fituar si kryesuese e grupit kualifikues për në Botëror, ku la pas Portugalinë. Gjatë ndeshjeve përgatitore, danezët humbën me Australinë dhe Afrikën e Jugut, duke hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë e ekipit. |