BBCAlbanian.comNews image
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Botërori bashkon 'kombin e ylberit'

Jacob Zuma
Presidenti Zuma thotë se Botërori është evimenti më i rëndësishëm
Kupa e Botës në futboll në Afrikën e Jugut është e rëndësishme për unitetin kombëtar "sa ishte edhe Kupa e Botës në ragbi në 1995 dhe zgjedhjet e para demokratike që u mbajtën në 1994".

Kjo është një deklaratë e bërë nga presidenti Jacob Zuma që shpreson që Botërori t'i bashkojë afrikanojugorët.

Rreth pesëmilion afrikanojugorë janë të bardhë nga popullsia 47 milionëshe, ndaj shumë vendas i kanë varur shpresat tek futbolli për të ndrequr të kaluarën e ndarjes raciale.

Ata shpresojnë se do të ndodhë njësoj si atëherë kur vendi mbësheti ekipin kombëtar të ragbisë Springbok, kur presidenti Nelson Mandela ishte në krye 15 vjet më parë.

Ndjenja pozitive

Atmosfera në Afrikën e Jugut shënohet nga entuziasmi dhe shpresat.

Kupa e Botës shihet si një eviment vendimtar për vendin, që prej shumë vitesh kanë qënë i izoluar nga bojkotimi i sporteve ndërkombëtare.

Sporti në Afrikën e Jugut është ende i polarizuar në masë të madhe nga ana racore, ragbi është për të bardhët dhe futbolli për zezakët, por kjo gjë po ndryshon.

Mathew Booth i vetmi lojëtar i bardhë i ekipit afrikanojugor pajtohet me deklaratat e presidentit Zuma për rëndësinë e Botërorit.

"Ne kemi qënë në skenën ndërkombëtare sportive për 15, 20 vjet ndaj që të kesh evenimentin më të madh sportiv në brigjet tona është e pabesueshme. Është një mrekulli e vogël", thotë ai.

Futbolli në shkolla

Shkolla e mesme Randburg si shumica e shkollave në Afrikën e Jugut ku flitet gjuha afrikan, në kurikulum si sport kanë ragbinë dhe jo futbollin.

Me rastin e Botërorit gjërat kanë filluar të ndryshojnë.

Ekip afrikanojugor i kriketit
Sporti në Afrikën e Jugut është i ndarë mes racave

Për Johanin dhe Ironitën, që janë adoleshentë dhe që vijnë nga komunitete të ndryshme, metafora sportive e ngjyrës nuk ekziston më.

Johani thotë se do të mbështesë ekipin afrikanojugor që njihet si Bafana-Bafana (djemtë) dhe i takon popullsisë vendase të që komunikojë mes veti.

Ironita është shumë e entuziasmuar.

"Ne jemi bërë bashkë, një komb një familje. Nuk na intereson nëse zezakët luajnë ragbi apo të bardhët futboll," thotë ajo.

Por kur të zbehet euforia e Kupës së Botës, a do te mundet Afrika e Jugut ta ruajë ndjenjën e bashkimit kombëtar.

Drejtori i shkollës në Randburg Tony Knoetser, që është nën presion për të futur futbollin në kurikulumin e shkollës është i sigurt që po.

"Filloi tani dhe do të vazhdojë. Djemtë dhe vajzat janë duke luajtur sëbashku dhe nuk ka rëndësi ngjyra. Sporti i afron njerëzit, thotë ai.

Qyteza zezake Soweto, organizoi kohët e fundit superfinalen e ragbisë - megjithëse në fushe kishte vetëm një lojëtar zezak.

Nga ana tjetër askush nuk përpiqet të integrojë ragbinë në komunitetin zezak.

Martesat e përzjera në këtë vend ende shihen me çudi, apo perballen me fyerje jashtë qendrave të mëdha urbane.

Në muajt e fundit para Botërorit, afrikanojugorët çdo të premte kanë ngritur flamurin kombëtar, kanë veshur ngjyrat e ekipit dhe u kanë rënë borive të makina si gjest mbështetjeje.

Për shkak të historisë unike të futbollit në Afrikën e Jugut gjatë ditëve të përpjekjeve për çlirim, shumë vendas e ndjejnë se ndikimi do të jetë shumë më i madh se çdo gjë që kanë parë më parë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>