|
Çfarë pritet të sjellë Botërori 2010 | |||||||||||||||||||||||
Nga 11 qershori deri më 11 korrik nbë Afrikën e Jugut do të konkurojnë ekipet më të njohura për trofeun më të rëndësishëm, Kupën e Botës. Në fushë priten disa nga talentet e futbollit botëror si Mesi, Rooney, Ronaldo, Drogba etj. Por si zakonisht, finalet e kampionateve botërore të futbollit nxjerrin yje të reja. Për adhuruesit e futbollit kjo do të jetë një festë e vërtetë, e shoqëruar edhe me dramat e zakonshme të fitoreve apo humbjeve të kombëtareve të tyre apo të përfaqësueseve të tjera që ata përkrahin. Por çfarë do të presim nga ky Botëror. Faik Luta i BBC-së në kuadër të programit Forum bisedoi me të ftuarit e tij Rudi Vatën, ish lojtarin e kombëtares shqiptare, Elert Yzeirin nga Top Chanel, Enkeleida Zekon nga TVSH, ndërsa nga RTK Visar Dulin dhe veteranin e gazetarisë sportive, Kemal Çarkaxhiun. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||