BBCAlbanian.comNews image
09 qershor, 2010 - Published 15:22 GMT
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bregu i Fildishtë - zemra e futbollit afrikan

Një ndeshje e Bregut të Fildishtë
Bregu i Fildishtë është atdheu i futbollistit D.Drogba
Në orën orën shtatë të mëngjesit studentët në akademinë e futbollit në kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, Abixhan, fillojnë nxehjen.

I dalë nga varfëria, 15 vjeçari Silue është i vendosur të bëhet një sulmues në Premier Ligën angleze. Ëndrra e tij nuk është nga ato të parealizueshmet.

Shumë lojëtarë të rinj afrikanë mendojnë vetëm për para thotë ai. Por në këtë akademi ata mësohen të mendojnë ndryshe: Paratë vijnë më vonë, pasioni këtu është futbolli.

Një dhomë e akademisë mban emrin "Zokora Didier", për nder të ish-lojtarit të ekipit anglez, Tottenham, e që tani luan në Spanjë me ekipin e Seviljes.

Korrespondenti i BBC-së shoqërohet nga Benoit You, drejtori për komunikimin në këtë akademi futbolli. Ata kalojnë nëpër dhomat e veshjes që mbajnë në dyer emrat e studentëve të famshëm që janë stërvitur aty.

Benoit thotë se kanë patur lojtarë që luajnë për ekipet Chelsea, Arsenal, Manchester City, Tottenham, Seville, Marseilles në Francë, Barcelona në Spanjë.

Benoit thotë se nuk e di se ku qëndron sekreti i akademisë, por pranon se aty punohet jashtëzakonisht shumë dhe në Bregun e Fildishtë ka shumë lojtarë të talentuar.

Bregu i Fildishtë është mbi të gjitha i famshëm për Didier Drogba-n që nuk adhurohet vetëm si ndër lojëtarët më të talentuar të ekipit Chelsea, por edhe për një thirrje që ka bërë para tre vjetësh që vendi t'i jepte fund luftës civile.

Tani njerëzit flasin me nderim p të ashtuquajturin Drogbacity.

Ali Bamba, një gazetar sportiv, thotë se Drogbacity është një farë ndjenje talenti apo gjendjeje pozitive.

Bashkë me gazetarin Bamba korrespondenti i BBC-së shkon për të parë një ndeshje në rrugët e një fshati që vendasit e kanë pagëzuar me emrin Drogba.

"Drogba solli paqe", thotë një tifoz. "Ai është gjithçka për ne....dhe ekipi i Bregut të Fildisht është kualifikuar përsëri për Kupën e Botës."

Në tokën e Drogba-s e kupton se sa shumë do të thotë për Afrikën Kupa e Botës.
Ky është një kontinent që ka eksportuar shumë lojtarë në Evropë e tani, më në fund, ka shansin të dalë në qendër të kësaj skene.

"Nuk është vetëm futbolli, është edhe çështje njerëzore. Është për të integruar Afrikën në komunitetin ndërkombëtar", thotë gazetari Ali Bamba.

Në akademinë e futbollit leksionet e pasdites fshehin edhe një vizitë surprizë.

Sven Goran-Ericksson tani menaxhon kombëtaren e Bregut të Fildishtë. Ai mendon se në të ardhmen, edhe në Afrikë, futbolli do të provojë një bum edhe më të madh dhe do të shohim edhe më shumë futbollistë afrikanë të luajnë në mbarë botën.

Ericksson e pranon se Kupa e Botës do të luajë një rol, sepse për herë të parë ajo organizohet në Afrikë dhe kjo i jep një shtysë të madhe futbollit në këtë kontinent.

Jashtë akademisë, teksa bie mbrëmja, Silue dhe kolegët e tij i kthehen përsëri stërvitjes.

E ku i dihet, një ditë ky përkushtim mund t'i çojë në ndonjë nga klubet e Premierligës, përfundon Andrew Harding i BBC-së.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>