![]() | |
![]() Hyrje Fushata zgjedhore filloi zyrtarisht në 25 tetor por partitë më të mëdha e kishin filluar atë edhe me parë.
Postera me fotografi te udhëheqësve dhe motove të tyre kanë filluar të shfaqen në të gjitha qytetet. Dhe ai që ka shkaktuar më shumë debat është një poster i Lidhjes Demokratike të Kosovës me një fotografi të presidentit të ndjerë Ibrahim Rrugova, të cilën rivalët e saj, LDD-ja, e kanë kritikuar si “të pamoralshme”. Reklama po jepen edhe në televizionin dhe shtypin vendas. Ekspertët janë të mendimit se programet e tyre nuk ndryshojnë shumë nga njeri-tjetri. Të gjithë mbështesin një Kosovë të pavarur dhe sovrane, pavarësisht nga qasjet e tyre se si mund ta arrijnë një gjë të tillë dhe zhvillimin ekonomik. Si prioritet ato kanë gjithashtu edhe vendosjen e rendit dhe mirëqenien sociale. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ORA dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Kosovare të Bizneseve. Do të kishte shumë interes të shihej mënyra se si partitë propozojnë të zgjidhin dy problemet më urgjente për Kosovën: varfërinë dhe papunësinë. Rreth 50 për qind e popullsisë vazhdon të jetojë në kushte varfërie, ndërkaq 14 për qind në varfëri të skajshme. Sipas raportit më të fundit të Bankës Botërore, më të varfërit paguhen 0,70 euro në ditë. Papunësia është 50 për qind. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ^^Kthehu në krye | |||