![]() | ||
![]() Hartë e Kosovës Hyrje Në 17 nëntor në Kosovë mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Ato janë zgjedhjet e pesta në vend që pas luftës së viteve 1997-1999 mes shqiptarëve dhe serbëve. Kosova, ku shumica, 90 përqind, janë shqiptarë drejtohet nga Kombet e Bashkuara dhe NATO që pas përfundimit të konfliktit. Zgjedhjet mbahen në një kohë kur statusi ligjor i Kosovës vazhdon të mbetet i papërcaktuar dhe kur vazhdojnë negociatat intensive mes Kosovës dhe Serbisë nën kujdestarinë e Treshes së Grupit te Kontaktit. Roli i Bashkësisë Ndërkombëtare Ndërsa gjatë zgjedhjeve të mëparshme, Misioni i OSBE-së (Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë) ishte përgjegjës për organizimin dhe mbikqyrjen e tyre, këtë herë për herë të parë ato drejtohen dhe administrohen nga vetë institucionet lokale të zgjedhjeve. Megjithatë, OSBE-ja do të ruajë rolin e këshilltarit, do të ndihmojë me përgatitjet teknike dhe do të vëzhgoje zhvillimin e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i krijuar nga UNMIK-u, do të jetë përgjegjës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (BBC nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të jashtme të internetit) Këshilli i Europes do të vëzhgojë nga afër zgjedhjet me anë të Misionit te Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë. Misioni prej 150 anëtarësh do të përbëhet nga delegacione nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe institucione të tjera ndërkombëtare. | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| ^^Kthehu në krye | |||