|
Mikhail Khodorkovky do të mbetet në burg | |||||||||||||||||||||||
Një prej personaliteteve më të njohura të Rusisë dhe dikur më i pasuri në Rusi, Mikhail Khodorkovsky është shpallur fajtor për përvetësim dhe pastrim parash. Zoti Khodorkovsky ndodhet aktualisht në burg për evazion fiskal. Ai u gjet fajtor për vjedhje të rreth 27 miliard dollarësh prej shfrytëzimit të naftës që ka prodhuar kompania e tij mes viteve 1998 - 2003 dhe pastrimin e fitimeve. Dënimi i ri do të bëjë që ai të kryejë edhe 6 vjet burg të tjera. Zoti Khodorkovsky ka qënë prej një kohe të gjatë rivali politik i kryeministrit, Vladmir Putin dhe mbështetësit e tij në mënyrë konstante kanë përsëritur që akuzat ndaj tij kanë qënë të motivuara politikish. Avokatatët e zotit Khodorkovsky kanë thënë se do të apelojnë ndaj vendimit. Akuzat e mëparshme Mikhail Khodorkovsky u arrestua për herë të parë në tetor 2003 i akuzuar për evazion fiskal, mashtrim dhe përvetësim. Ish kreu i kompanise gjigante të naftës Yukos, që në atë kohë ishte njeriu më i pasur i Rusisë, u dënua në vitin 2005 me tetë vjet burg dhe pritej të dilte nga burgu në 2011. Por në 2009 u vu sërish përpara drejtësisë sëbashku me partnerin e tij të burgosur Platon Lebedev, per akuza të tjera të përvetësimit dhe të pastrimit të parave dhe që të dy u shpallën përsëri fajtorë. Khodorkovsky, 47 vjeçar e krijoi pasurinë e tij - që sipas revistës Forbes vlerësohet të jetë më shumë se 15 miliard dollarë, - nga privatizimi i diskutueshëm i pasurive shtetërore. Para se të arrestohej ai nuk ishte vetëm i pasur, por edhe një njeri me shumë ndikim. Avokatët kanë thënë gjithmonë se akuzat kundër tij janë të sajuara nën urdhërat e figurave të larta në Kremlin kur aktivitetet e zotit Khodorkovsky u shtrinë në fushën politike. Ndikimi në politikë Khodorkovsky kishte ndihmuar financiarisht pothuajse të gjitha partitë politike, përfshirë edhe komunistët dhe fituar të drejtat për të botuar gazetën prestigjioze Moskovskiye Novosti. Ai gjithashtu punësoi një gazetar investigativ të njohur që ishte kritik ndaj presidentit të atëhershëm Vladimir Putin. Ndërsa ende ishte në krye të Yukos, ai vazhdimisht thoshte se nuk ishte i lidhur me ndonjë parti të veçantë. Megjithatë nuk e kishte fshehur mbështetjen e tij për opozitën liberale ndaj zotit Putin. Kur e pyetën për Khodorkovskin gjatë një bisede në televizion para se të jepej vendimi i gjykatës në procesin e dytë gjyqësor, zoti Putin i cili tani është kryeministër tha thjesht: ". Një hajdut duhet të jetë në burg" Biri i dy inxhinjerëve nga Moska, Khodorkovsky studioi në Institutin e Kimisë Mendeleyev dhe e filloi karrierën e tij si një anëtar besnik i Partisë Komuniste të epokës sovjetike, në krye te një biznesi që merrej me importin e kompjuterve.
Në 1987 - katër vjet para rënies së Bashkimit Sovjetik - ai themeloi kompanine Menatep, që do të bëhej një nga bankat e para private në Rusi. Ai i bëri milionat e para në vitet 1990, kur banka bleu një numër të madh aksionesh në kompanitë që u privatizuan me çmime shume të volitshme. Kompania e plehrave kimike, Apatit, që u ble në vitin 1994 nga Khodorkovsky dhe Lebedev për 283 milion dollarë, më vonë u vendos në qendër të procesit të parë gjyqësor kundër tyre. Në vitin 1995, Khodorkovsky bleu kompanine Yukos në një ankand shtetëror me një çmim të ulët prej 350 milion dollarësh. Nga një kompani që ishte në prag të falimentimit, Yukos u bë kompania e dytë Ruse e prodhimit të naftës. Ajo filloi t'i publikonte llogaritë sipas standardeve ndërkombëtare dhe shumë shpejt nisi të konsiderohej si një nga kompanitë më transparente dhe të mirëmenaxhuara të Rusisë, duke ngjallur interesim të madh ndër investitorët ndërkombëtarë për aksione. Pas modernizimit të Yukos, Mikhail Khodorkovsky, shërbeu edhe si zëvendësministër i naftës gjatë presidencës së Boris Yeltsin-it. Marrëdhëniet me Putinin Kur Vladimir Putin erdhi në pushtet, aktivitetet gjithnjë e më politike të kreut ekzekutiv të Yukos ngjallën dyshime lidhur me ambiciet e tij. Në korrik 2003, bashkë-aksioneri i Khodorkovskit në Yukos, Platon Lebedev u arrestua për mashtrim, veprim që u lexua gjerësisht si një paralajmërim për vetë Khodorkovskin që ai të qendronte jashtë politikës. Katër muaj më vonë, forcat e armatosura të sigurisë e arrestuan atë në avionin e tij privat në një aeroport në Siberi. Policia Tatimore ngriti padi me pretendime të mëdha për taksa te papaguara ndaj Yukos dhe duke mos qënë në gjendje për të paguar, kompania parashtroi kërkesën për falimentim në vitin 2006. Asetet e saj të prodhimit u shitën në ankande shtetërore. Ndërsa Yukos u zhduk si një entitet ligjor në nëntor te vitit 2007, Khodorkovsky dhe partneri i tij Platon Lebedev kishin vuajtur pjesën më të madhe të denimit në një burg të epokës sovjetike në rajonin Chita të Siberisë Lindore, 4700 km në lindje të Moskës. Ata u dërguan në Moskë në fillim të 2009-ës për t'u përballur me gjyqin e tyre të dytë nën akuzat e përvetësimit të rreth 27.7 miliard dollareve dhe pastrimit të parave në vlerën 12.5 miliard dollarë. Në ditët e para se gjykata të jepte vendimin për fajësinë ose pafajësinë e tij, Khodorkovsky e bëri të qartë se shihte kryeministrin Putin si shkak të gjendjes në të cilën ndodhej. "Putinin - shkruante ai në një artikull gazete - dëshiroj që njerëzit te mos ta kanë frikë, por ta duan ". Ndërsa gjyqit po i afrohej fundi, vetë Khodorkovsky parashikoi se nuk kishte gjasa që ai të lirohej, por paralajmëroi se procesi gjyqësor nuk ishte më për të dhe Platon Lebedevin dhe se nga kjo çështje varej fati i gjithë rusëve. Në fjalën e fundit para gjyqit, Khodorkhovski tha se nuk kishte dëshirë të vdiste në burg, por "nëse kjo ishte ajo që kërkohej," tha ai, "unë nuk kam asnjë hezitim". | LOKALE Khodorkovsky shpallet fajtor 27 dhjetor 2010 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||