|
Khodorkovsky shpallet fajtor | |||||||||||||||||||||||
Ish-biznesmeni rus, Mikhail Khodorkovsky është shpallur fajtor nga një gjykatë në Moskë për përvetësim të paligjshëm fondesh. Dikur personi më i pasur në Rusi, ai aktualisht po vuan një dënim prej 8 vjetësh burg për evazion fiskal. Mbështetësit e tij thonë se gjyqi është politikisht i motivuar. Procesi i fundit gjyqësor ndaj tij zgjati pothuaj dy vjet. Një grup protestuesish u mblodhën jashtë gjykatës në mbështetje të z. Khodorsky. 'Fajtor' Mikhail Khodorkovsy dhe partneri tij në biznes, Platon Lebedev u shoqëruan për në gjykatë nga gardianë të armatosur me pranga në duar. Nga bankën e izoluar prej xhami të akuzuarve, ai përshëndeti me dorë prindërit. Salla e vogël e gjyqit ishte përplot me gazetarë dhe kameramanë. Përmes dritares, mund të dëgjohej grupi i protesuesve që thërriste nga jshtë "Liri" dhe "Fusni në burg Putinin". Gjykatësi menjëherë la të kuptohej se ai do ta shpallte fajtor për përvetësim fondesh. 'Betejë për Rusinë' Z. Khodorkovsky e ka përshkruar gjyqin si një betejë për Rusinë moderne, betejë midis sundimit të ligjit dhe bosët e politikanës. Dy javë më parë kryeministri Putin e përshkroi atë si hajdut. Gjatë presidencës së z. Putin, z. Khodorkovsky financoi parti të opozitës dhe akuzoi qeverinë ruse për korrupsion. Në prag të dhënies së vendimit, djali i tij, Pavel, i tha BBC-së se i ati as që kishte menduar ndonjëherë të pranonte fajësinë. "Im atë është realist dhe po të lexoni deklaratën e tij në gjyq, ai foli për këtë në ditën e fundit dhe tha se 'unë nuk jam njëri ideal, por kam ideale. Ai shtoi se epër to, ai ishte gati të kalonte dhe ca kohë më shumë në burg." | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||