|
BE i jep shtysë anëtarësimit të Malit të Zi | |||||||||||||||||||||||
Mali i Zi ka bërë përparim sinjifikativ drejt hapjes së negociatave zyrtare për anëtarësim në BE, tha Komisioni Evropian. Komisioni tha se BE-ja duhet t'i japë Malit të Zi statusin e vendit kandidat. Kjo gjë do ta vërë Malin e Zi në të njëjtën rradhë me Kroacinë, Maqedoninë, Turqinë dhe Islandën. Kroacia është drejt rrugës për t'u bërë vendi i 28 anëtar i Bashkimit Evropian. Komisioni tha se bisedimet po hynin në fazën përfundimtare. Një përplasje për Qipron vazhdon ndërkohë të vonojë përparimin e Turqisë drejt BE-së. Fqinjët ballkanikë të Malit të Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Serbia kanë mbetur prapa në rradhën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ditën e hënën, qeveritë e 27 vendeve evropiane ranë dakord që shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnjës të udhëtojnë pa viza në shumicën e vendeve të BE-së. Rregjimi pa viza pritet të fillojë të funksionojë në mes të muajit dhjetor dhe do të bëhet i mundur për shtetasit që kanë pasaportë biometrike dhe do të mbulojë vendet që janë në zonën Schengen. Shtetasve nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia u është mundësuar rregjimi pa viza që prej një viti. Shtetasve të Kosovës ende u duhet të aplikojnë për viza. | LOKALE Pikat kyçe të raportit për Shqipërinë09 nëntor 2010 | Faqja Kryesore Shqipëria nuk merr statusin e kandidatit09 nëntor 2010 | Faqja Kryesore Beqaj thotë 'strategjia për vizat këtë vit'09 nëntor 2010 | Rajoni Festime për heqjen e vizave08 nëntor 2010 | Rajoni | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||