BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E mërkurë, 13 maj 2009 - 11:32 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
PD reagon ndaj ODIHR-it
Selia e PD-së në Tiranë
Selia e PD-së në Tiranë
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike në pushtet tha se shumica kishte respektin maksimal për ODIHR-in.

Ferdinand Xhaferri po reagonte ndaj njoftimit të konfirmuar nga ODIHR se qeveria shqiptare kishte kundërshtuar emërimin e diplomates, Audrey Glover si Shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që zhvillohen në 28 qershor.

Zoti Xhaferri deklaroi për BBC-në se jo vetëm që shumica kishte respekt për ODIHR-in, por kërkonte numrin maksimal të vëzhguesve të tij për zgjedhjet e ardhshme.

ODIHR-i tha se kundërshtimi i emërimit të zonjës Glover nuk ishte një hap i duhur dhe qeveritë nuk kanë rol në emërimin dhe përzgjedhjen e kryetarëve të misioneve vëzhguese të ODIHR-it.

"Kjo është vetëm përgjegjësi e ODIHR-it, i tha BBC-së zëdhënësi i Zyrës Jens Hagen Eschenbaecher.

Zoti Eschenbaecher e pranoi se vendimi i qeverisë kishte të bënte me fakti që diplomatja Glover ka qenë kryetare e ODIHR-it gjatë zgjedhjeve të vitit 1996 në Shqipëri.

Ndërsa zoti Xhaferi për këte çështje tha:

"Unë mendoj se ka patur vetëm një referim të ambasadorit të OSBE-së, i cili u mundua që ta paralelizonte me shembullin e arbitrit."

"Është e vërtetë që zonja Glover ka qënë kryetare e misionit të ODHIR-it në 2006. Atëherë Partia Demokratike nuk ka shprehur asnjë qëndrim për vërejtjet që ajo bëri në adresë së Partisë Demokratike dhe qeverisë."

"Problem ngelet që nuk pati asnjë prononcim lidhur me bojkotin e opozitës".

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, iu kthye edhe një herë referencës së ambasadorit të OSBE-së, i cili e perifrazoi rastin me arbitrin dhe bëri analogjinë:

"Nuk do të ishte normale që arbitri që ndëshkoi rëndë ekipin e Chelsea-t në gjysëmfinalen e Champions League të arbitronte ndoshta Chelsea-t gjashtë muaj më pas", tha ai.

LOKALE
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>