BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 28 prill 2009 - 17:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Amerikanët për qeverisjen e Obamës
Shtëpi për shitje në SHBA
Çmimet e shtëpive në SHBA kanë rënë 30 për qind nga piku në 2006
Amerikanët e thjeshtë tregojnë për BBC-në se çfarë mendojnë për 100 ditët e para të punës së administratës Obama.

Presidenti Obama pati si prioritet kryesor të punës ringjalljen e ekonomisë amerikane me një paketë të madhe stimuluese.

Pas inagurimit të presidentit Obama, korrespondenti i BBC-së, James Coomarasamy, foli me njërëz të ndryshëm në qytetin Sharlotë të Karolinës së Veriut, që është një qendër e madhe e biznesit bankar.

Ai u kthye përsëri në këtë qytet për të biseduar përsëri me disa prej atyre që takoi disa muaj më parë.

Sharlota para inagurimit

Kur isha në Sharlotë në shkurt të këtij viti, disponimi këtu mund të përshkruhej me një fjalë, pasiguri.

Vetëm disa javë më vonë pasi kishin votuar për presidentin Obama, shumë vetë kishin filluar ta ndjenin veten të palumtur me disa mesazhe ekonomike të Obamës.

Herën e kaluar kur u takova me Uendin ajo ishte një prej shembujve më tipik që shprehnin pasiguri rreth Obamës.

Si financiere ajo ishte e papunë për më shumë se 9 muaj. Çfarë mendon ajo tani 100 ditë më vonë?

"Ajo që mund të them tani është se ndihem shumë më optimiste se sa kam qënë më parë dhe ndihem shumë më e sigurtë. Në vend që të gjej një punë me orar të plotë ajo ka vendosur që të punojë në një projekt federal ku merre mbase një të tretën më pak, por thotë se kjo tani nuk është më aq e rëndësishëm, thotë Uendi."

Ajo thotë se e mbijetoi këtë situatë dhe tani është mirë dhe e gjithë familja e saj është mirë.

"Më duket se të gjithë e kanë kuptuar se duhet bërë sakrifica për këto kohëra, por se është e mundshëm që ta tejkalojmë këtë," thotë Uendi.

Por jo të gjithë kanë mundur të dalin nga kjo situatë. Doktor Majk Dulin punon në prej klinikave ku nuk ke nevojë që të paguash dhe ata kujdesen për pacientë që nuk kanë sigurim mjekësor.

Ka më shumë optimizëm

"Ne jemi në këtë rajon të Sharlotës ku niveli i papunësisë është shumë i lartë dhe ata nuk kanë sigurime mjekësore. Numri i atyre që vijnë në klinikë është secili herë më i madh dhe kjo është një shenjë se situata po bëhet më vështirë për momentin", thotë ai.

Doktor Majk Dulin është një përkrahës i presidentit Obama.

Ai thotë se nuk është i lumtur që në paketën e shpëtimit është zvogëluar ndihma për kujdesin shëndetesor për të papunët, që ishte një kompromis i Obamës me republikanët në mënyrë që të fitonte miratimin nga ana e tyre.

"Si mjek mua do të më pëlqente më shumë që të hollat të kishin shkuar në përmirësimin e qasjes së të papunëve në shërbime mjeksore. Unë kam fatin që nuk jam në pozitë që të marr këto vendime politike rreth asaj ku duhet të shkojnë fondet," thotë mjeku.

Inagurimi i Obamës
Shumica e amerikanëve e ndoqën inagurimin të mbushur me shpresa

Kryetari i Bashkisë se Sharlotës, është republikani Pat Mek Krori. Herën e kaluar ai më thoshte se ishte i brengosur që të hollat nga paketa stimuluese do të përdoreshin gabimisht.

Për dallim nga doktor Dulin, ai mendon se paketa stimuluese është e përqëndruar tepër në çështje të ditës, duke favorizuar projekte të menjëhershme dhe jo në ato që do të kishin efekt më afatgjatë.

"Unë nuk kisha mundësi që të përdorja të hollat menjëherë për sistemin e transportit, kur unë mendoj se më mirë ishte të përdornim ato kur në fakt na u desh t'i përdornim një pjesë të madhe të këtyre fondeve për dizjanimin e sistemit hekurudhor për pasagjerë."

Ai thote se edhe pas 11 shtatorit u gabua me shumë projekte të nxituara për shkak se duhej bërë diçka dhe se mbase në disa raste është më mirë të mos bëhet asgjë sesa të investohet gabimisht.

Në muajin shkurt afaristja Keti Tajler ndonëse e kishte mbështetur Obamën në zgjedhje nuk ishte e lumtur, sepse iu desh të largonte nga puna disa punëtorë nga kompania e saj e ndërtimit.

Ajo e ndiente atëherë veten të zhgënjyer, por çfarë mendon ajo tani pas 100 ditësh?

"Mendoj se mesazhi i tij është bërë më i fuqishëm me konsistent dhe është më shumë në perputhje me fjalët e tij: Po, mundemi".

Zhgënjimi i saj tani është shndërruar në buzëqeshje, sepse ajo ka filluar të kthejë në punë disa punëtorë që i kishte larguara në shkurt të këtij viti.

Ajo thotë se ende nuk janë kthyer plotësisht kohët e mira, por ditët e këqija tani nuk duken më aq të këqija thotë afaristja Keti Tajler.

LOKALE
Administrata Obama në 100 ditët e saj
28 prill 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>