|
Japonia heton rrezatim bërthamor | |||||||||||||||||||||||
Qeveria japoneze thotë se një reaktor bërthamor i vlerësuar si një prej më të mëdhenjve në botë duhet të mbetet i mbyllur derisa të konfimohet se është i sigurt. Ky vendim vjen pas tërmetit të ditës së hënë, si pasojë e të cilit humbën jetën të paktën nëntë vetë dhe u shkatërruan qindra shtëpi. Copëza metalike që përmbanin radioaktivitet ranë gjatë tërmetit. Gjithashtu u zbuluan dhe ujë që përmbante elemente radioaktiviteti u derdh në det nga reaktori si pasojë e tërmetit në qytetin Kashivazaki në qendër të Japonisë. Një korrespondent i BBC-së thotë se dëmi i shkaktuar në Kashivazaki ka ngritur shqetësime lidhur me dobësinë e industrisë bërthamore të Japonisë. Pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë. | LOKALE Tërmet në Japoni, tre të vdekur e qindra të plagosur16 korrik 2007 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||