|
Tërmet në Japoni, tre të vdekur e qindra të plagosur | |||||||||||||||||||||||
Nje tërmet ka goditur Japoninë veri perëndimore, të paktën tre vetë kanë gjetur vdekjen dhe janë plagosur më shumë se treqind të tjerë. Si pasojë e tërmetit ka rënë zjarr në një uzinë të energjisë bërthamore. Tërmeti me një fuqi prej 6.8 ballësh sipas shkallës së Richter-it, ka shkatërruar edhe shtëpitë përreth asaj zone. Uzina bërthamore Kashiwazaki u mbyll automatikisht si pasojë e rënies së tërmetit. Sipas njoftimeve të mediave lokale, nuk është dëmtuar reaktori dhe nuk ka asnjë njoftim për rrjedhje të lëndëve radiokative. Tym i zi dilte nga ndërtesa ku është i vendosur një transformator elektrik. Disa shtëpi në afërsi të qytetit veri perendimor të Niigata-s, pësuan dëmtime si pasojë e tërmetit. Ndërsa në një tjetër qytet njoftohet për dhjetra ndërtesa të shkatërruara. Tërmeti shkaktoi rrëshkitje toke si edhe një numër dallgësh cunami të vogla -- lartësia e dallgëve arriti deri në gjysmë metri. Në Tokio, rreth më shumë se 200 km larg, pati lëkundje të ndërtesave , ndërsa autoritetet ndërprenë shërbimin e trenave te shpejtë - bullet. Qeveria ka ngritur një zyrë që do të merret, me menaxhimin e krizës që ka shkaktuar ky tërmet. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||