|
Aids rrënon ekonomitë e vendeve të goditura | |||||||||||||||||||||||
Një raport i ri i Organizatës Ndërkombëtar të Punës ka zbuluar se epidemija e Aids-it është duke dëmtuar rëndë zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vendet që janë më shumë të prekura. Raporti i botuar, përkon me Ditën Botërore të HIV/ Aids-it, zbulon që të rinjtë janë të prekurit më rëndë nga rënia ekonomike. Në vendet më të prekura rëndë nga Aids-i, rritja ekonomike ka rënë me gjysëm përqindi çdo vit nga 1992- 2004 tregon raporti i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO). Ndër më të prekurit rëndë, është Afrika subsahariane, ku humbja është edhe më e madhe. Aids është duke marrë forcën punëtore. Në vitin 2005, 3.4 milion njerëz të moshës për punë vdiqën nga Aids, këtë vit kjo shifër pritet të jetë 4.5 milion. Efekti që do të ketë është dyfish më i madh. Ekonomia shënon rënie dhe nuk ka nisma për të krijuar vende të reja pune. Në të njëjtën kohë, shumë të rinj, shumica e të cilëve nën moshën e lejuar për të punuar, humbasin prindërit dhe janë të detyruar të punojnë për të mbijetuar. Shpesh herë ata angazhohen në punë të rrezikshme dhe punë të paguara keq. Për vajzat në mënyrë të veçantë kjo do të thotë industria e seksit. Të rinjtë përbëjnë gjysëm e rasteve të reja me HIV. Ç'është më e keqja shumica e të rinjve që e mbartin virusin nuk e dijnë se e kanë atë. Organizata (ILO) thotë se vendet e punës duhet të jenë si pikënisje për njerëzit që të marrin medikamentet retrovirale, sepse sipas saj pa një rritje të kurave të lira me këto ilaçe, deri në vitin 2020 humbja e përgjithshme e forcës punëtore për shkak të Aids-it parashikohet të arrijë në 86 milion njerëz. | LOKALE Klinton flet për BBC-në21 gusht 2006 | Faqja Kryesore Syneti mbron nga virusi HIV13 gusht 2006 | Faqja Kryesore Miratohet në SHBA tableta e parë ditore për HIV- AIDS13 korrik 2006 | Faqja Kryesore Si mund të luftojmë HIV-Aids?03 qershor 2006 | Faqja Kryesore Konferencë për Aids-in në Nju Jork31 maj 2006 | Faqja Kryesore OKB nxjerr raportin për përhapjen e AIDS-it në botë30 maj 2006 | Faqja Kryesore | |||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||