BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 11 gusht 2006 - 06:58 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Aeroporti i Prishtinës shton masat e sigurisë
Avion i British Airways
British Airways bën katër udhëtime në javë në Prishtinë
Autoritetet e aeroportit të Prishtinës kanë shtuar masat e sigurisë pas njoftimeve për komplote për rrëzim të avionëve në Londër.

Zyrtarët e aeroportit thonë se janë shtuar patrullimet e policisë në ndërtesë dhe kontrollet e të gjithë udhëtarëve nga Prishtina për në vendet e Evropës dhe sidomos ata që fluturojnë për në Britani të Madhe.

Për momentin thuhet se nuk ka radhë të gjata të udhëtarëve, megjithëse mendohet se ato do të krijohen në fundjavë.

Masat e sigurisë thuhet se do të zgjasin për disa ditë, por ato nuk do të ndikojnë në itinerarin e fluturimeve.

Asnjë nga fluturimet nga Aeroporti i Prishtinës nuk është anulluar, kurse njoftohet se linja Prishtinë-Londër do të zhvillohet pa problem.

Zyrtarët e kompanisë ajrore britanike, British Airways kanë njoftuar se fluturimi i të premtes, i rregullt për në aeroportin e Londrës Gatwick, do të zhvillohet normalisht, megjithëse mund të ketë vonesë.

Ata kanë thënë se udhëtarët që udhëtojnë për në destinacionet e tjera përtej oqeanit nuk mund të marrin bagazhe në dorë.

Aeroporti i Prishtinës është i vetmi aeroport ndërkombëtar në Kosovë dhe përmes tij janë kryer të gjitha fluturimet për në Evropë.

LOKALE
Vazhdon operacioni anti-terrorist
11 gusht 2006 | Faqja Kryesore
Zbulohet 'komploti terrorist'
10 gusht 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>