BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 19 shkurt 2006 - 07:47 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Dyshime për njerëz të prekur në Indi
Në Indi po eliminohen mijëra pula
Përpjekje për pengimin e përhapjes së gripit të shpendëve
Zyrtarët e shëndetësisë në Indi po u bëjnë analiza tetë personave lidhur me mundësinë e infektimit me virusin e gripit të shpendëve pas zbulimit të shtamit më të rëndë në shtetin perëndimor Maharashtra.

Një ministër thotë se punonjësit e shëndetësisë dhe fermerët kanë filluar eliminimin e gjysmë milioni shpendësh në rajonin ku u gjend virusi H5N1 në mesin e mijëra pulave të ngordhura në një fermë.

Në Iran testet e disa mjelmave të ngordhura në veri të vendit kanë treguar se kishin të njëjtin virus.

Raste të reja janë njoftuar gjithashtu në Austri e Francë, ku analizat treguan se një rosë e egër e gjetur e ngordhur pranë një ferme shpendësh në rajonin e Lionit kishte virusin H5N1.

Megjithatë, Juan Lubroth, zyrtar i lartë në shërbimin e shëndetit të kafshëve në Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë në Romë, thotë se nuk ka ende një shpërthim të virusit në Bashkimin Evropian.

"Nuk do ta quaja një shpërthim, kemi një futje të virusit në zogjtë e egër, por nuk kemi përhapje të sëmundjes," tha zoti Lubroth.

"Fakti që evropianët kanë identifikuar virusin H5N1 në shpendët e egër dhe aftësia për të marrë masat e duhura në rajonin përreth vendit ku u gjendën shpendët e egër dhe për të mbrojtur shpendët e butë në fermat e atij rajoni, janë të rëndësishme," tha zyrtari i FAO-s.

"Deri tani nuk kemi prova që virusi të ketë kaluar në rajonet e prodhimit të shpendëve të butë në Evropë."

LOKALE
Raste të reja të virusit të shpendëve
18 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
Shqipëria merr masa për gripin e shpendëve
15 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
H5N1 zbulohet në Evropën Perëndimore
15 shkurt 2006 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>