BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 08 qershor 2010 - 14:57 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Bashkëbisedim në Grup për Kupën e Botës
Sepp Blatter
Futbolli është një nga gjuhët me të vërtetë globale. Kudo që shkoni, tifozët e futbollit kanë qejf të flasin për ekipet e tyre dhe lojtarët e mëdhenj ndërkombëtarë.

Si pjesë e transmetimeve për Kupën e Botës në BBC, ne do të dëshironim t’i mblidhnim bashkë sportdashësit, pavarësisht gjuhëve që flasin. Bashkëbisedimi në Grup për Kupën e Botës ofron një mundësi për ta çuar këtë takim edhe një hap më tutje, në një bisedë globale, shumëgjuhëshe.

Disa prej shërbimeve tona kryesore të gjuhëve po bashkohen për të bërë një bisedë lidhur me ndeshjen e hapjes dhe të fundit të Kupës së Botës.

Kjo ngjarje do të përdorë përkthim automatik kompjuterik. Komentet e bëra në një gjuhë do të dalin në 10 të tjerat.

Kjo pason eksperimentin tonë me Ditën e Kombit Superfuqi (Superpower Nation Day) që bashkoi njerëz nga e gjithë bota për të parë nëse përkthimi kompjuterik mundet të rrëzojë barrierat e gjuhës. Këtë herë ne kemi shtuar aftësinë për të parë përgjigjet ndaj mesazheve tuaja dhe se kush i dërgon mesazh ekipit.

Theksi ynë nuk është në përkthimin e mirë, por që të bashkojmë tifozët e futbollit në të gjithë botën për të biseduar, çfarëdo që të jetë gjuha e tyre e parë.

Synimi ynë është që t’u bëjmë të mundur njerëzve që të shohin, dëgjojnë dhe lexojnë atë që diskutojnë tifozët e futbollit nga pjesë të ndryshme të botës dhe që t’i ndjekin këto biseda të ndryshme.

Ndoshta nuk do të shkojë shumë mirë. Mund të jetë më shumë e ngatërruar sesa e kuptimshme.

Ndoshta do të na duhet ta ndalojmë dhe ta fillojmë përsëri – si çdo bisedë.

Megjithatë, kemi rregulla për të mos ofenduar.

Përkthimi kompjuterik automatik që ne po përdorim është Google translate.

Në internet ka edhe faqe të tjera përkthimi. Disa nga më populloret janë:

Yahoo's Babel Fish
Bing Translator.

Mund të gjeni më shumë lidhur me këto instrumenta përkthimi duke ndjekur lidhjen.

Faleminderit që po merrni pjesë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>