|
Kadare: Nga shkrimtarët më të suksesshëm | |||||||||||||||||||||||
Ismail Kadare është nga shkrimtarët më të suksesshëm shqiptarë, sidomos në botë. Librat e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë të botës. Ai njihet për romanet e tij, por fillimisht u shqua për përmbledhjet me poezi. Në vitet 1960 ai u përqëndrua tek tregimet deri në botimin e romanit të tij të parë, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Në vitin 1996 ai u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Në vitin 2005 ai mori çmimin e parë ndërkombëtar Man Booker. Kadare ka qenë disa herë kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Ai e ndan kohën e tij midis Shqipërisë dhe Francës. BBC në shqip e ka intervistuar shumë herë shkrimtarin Kadare. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||