BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 janar 2011 - 16:30 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vrasjet e pazbardhura të jugut të Amerikës

Tubim i Ku Klus Klanit
Policia në jugun e SHBA-së ka dhjetëra çështje vrasjesh të pazgjidhura dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me Ku Klus Klanin.

Një prej tyre është vrasja brutale e Frank Morris, një pronar dyqani, i cili vdiq pa tre ditesh pasi anëtarë të Ku Klus Klanit i vunë zjarrin dyqanit të tij.

Askush nuk ka dalë para drejtësisë dhe meqë vrasja ndodhi në 1964 shumë mendonin se kjo gjë nuk do të zgjidhej.

Një gazetar në qytetin Ferriday në Luizianës mendon se ka mundësi të zbulojë rastin.

Vrasja Frank Morris

Stanley Nelson ishte vetëm 9 vjeç kur pronari i një dyqani këpucarie u vra brutalisht.

"Ajo që mbeti nga ndërtesa u shkatërrua pas zjarrit dhe ajo që shihni, është ajo që ka mbetur, asgjë nuk ka ndryshuar në 46 vjet," thotë Stanley Nelson.

Frank Morris një 51 vjeçar ishte brenda në dyqan kur ra zjarri.

Mendohet se një nëndegë mjaft e dhunshme e Ku Klus Klanit të njohur si Grupi i Dollarit të Argjentë ishin pas sulmit.

Thashethemet se zoti Morris po flirtonte me një grua të bardhë, është ajo që shumë besojnë se çoi në vrasjen e tij.

"Ai tha, se kur shkoi në pjesën e përparme të dyqanit, pa një burrë që mbante një bidon me benzinë dhe një tjetër që kishte armë zjarri. Ai shtoi se personi që ishte tek dera me armë, nuk e lejoi atë të dilte", tregon Stanley.

Kjo është një një ngjarje, për të cilën Stanely Neklson ka mësuar çdo detaj.

Ai është gazetar i Concordia Sentinel dhe ka 4 vjet që po heton këtë vrasje të pazgjidhur.

Në këtë qytetet të vogël, kjo përpjekje e tij nuk ka gjetur shumë përkrahje.

"Një grua një ditë më mori në telefon dhe më tha: Çfarë mendon se do të bësh? Unë i thashë: Çdo të thuash? Ajo shtoi: Ja çdo javë na sjell këto ndodhi të tmerrshme. Çfarë shpreson se do të arrish? Unë i thashë: Shpresoj të gjej se çfarë i ndodhi Frank Morrisit dhe të zgjidhë vrasjen e tij.".

Plagë të vjetra

Në kafenenë e Nikit në rrugën kryesore të Ferriday shkojmë për të folur me njerëz se si ndjehen ata për raste të tilla që po rihapen.

Ne folëm me shumë vetë që nuk donin të flisnin në mikrofon, por që na thanë se ishin të kënaqur që hetimi po vazhdonte.

Në një qoshe një person na tha:" Jam i lumtur që ai ka vdekur. Jam anëtar i Klanit. Tani m'u hiq sysh."

Lajmi i takimit tonë me dikë që pretendon se është anëtar i Klanit nuk habit dy vëllezërit Wilis dhe Robert Lee që thonë se drejtësia është me shumë vonesë.

"Ky person ishte miku ynë. U vra vetëm se ishte zeza," thotë Robert.

FBI e rihapi çështjen disavjet më parë, por Stanley Nelson beson se ai ka mundur të gjejë një nga vrasësit, ndërsa të tjerët ai mendon se kanë vdekur.

Zbulimi erdhi kur ai fol me një nga të afërmit e të dyshuarit.

Për arsye ligjore ne nuk mund t'i japim emrin, por personi thotë se ka marrë dëshminë për vrasjen.

Deri më tani FBI ka refuzuar të komentojë mbi hetimin e Stanley Nelson, por grupe të gazetarëve dhe të drejtave të njeriut në Amerikë e dinë se koha po kalon.

Shumë prej atyre përgjegjës për vrasjet kanë vdekur dhe gjetja e atyre që janë ende gjallë është shumë e vështirë.

Por për ata që ende kujtojnë viktimat, kjo është kujtesë e dhimbshme mbi atë se si kishin qenë gjërat dikur.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>