BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 13 janar 2011 - 14:35 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Një vit pas tërmetit Haiti ende vuan nga plagët

Haiti
Shumë haitianë ende jetojnë në kampe të improvizuara
Një vit pas tërmetit që shkaktoi vdekjen e treqindmijë njërëzve në Haiti, vendi është ende duke u perballur me sëmundje, dhunë, pasiguri, por më e habitshme nga të gjithat është se mungon një nga gjërat themelore që ne kemi harruar t'i vlerësojmë.

Më shumë se 800 mijë njerëz jetojnë në kampe të përkohshme, ndërsa ende nuk ka filluar rindërtimi i mirëfilltë i vendbanimeve të reja.

Haitianët po dëshmohen si shumë stoikë në këto të vështira.

Jeta në kampe

Katër gra haitianë që takojmë në një kamp të kryeqytetit Port-Au-Prince, tingëllojnë të lumtuara, por fjalët e këngës që ato këndojnë pikturojnë një situata të mjerueshme.

Njëra prej tyre thotë se jeta po bëhet çdo ditë edhe më e vështirë, sespe ato i harxhojnë të hollat që kanë shpejt dhe pastaj mbeten pa asgjë.

Njëra prej tyre thotë se nuk mund ta dërgojë vajzën në shkollë.

Këto janë ankesa që i dëgjon shumë shpesh anëembanë Haitit.

Elefin Eliasin, një 26 vjeçare tregon se për të shuar urinë i hedh kripë ujit që pi.

"Ndonjëherë kaloj dy ose tre ditë në këtë mënyrë, s'kam çfarë të bëj,kjo është jeta", thotë ajo

Thomas Alachi ka jetuar në tendë që kur ndodhi tërmeti.

"E ndjej veten sikur nuk jam pjesë e racës njerëzore. Ne jemi pjesë e një race tjetër, një race që ju mund ta quani nën-njeri. Minjtë, kafshë që ju kurrë nuk i keni parë më parë, papritmas të bëhen si miqtë më të mirë në këtë ekzistencë nën-njerëzore.", thotë ai.

Ku është rindërtimi?

Problemi më i madh në Haiti është mungesa e vendbanimeve. Shumica e gërmadhave nga koha e tërmetit, janë atje ku ka qënë edhe para një viti.

Më shumë se 800 mijë vetë ende janë të pastrehë duke jetuar nëpër kampe.

Ka disa ndërtime. Lagjia më e re në periferinë e kryeqytetit përbëhet nga 350 shtëpi prej druri, në një copë jo shumë të madhe të tokës, afër një unaze rrugësh.

Ndërtimet janë bërë nga Kryqi i Kuq, këto janë vendbanime të përkohshme dhe janë shtëpi shumë te vogla.

Muret, janë bërë prej druri dhe janë mjaft të hollë, ndërsa dritaret janë të bëra nga metali, por nuk ka rrjeta për mushkonja.

Shtëpizat nuk kanë xhama, ndërsa tavani gjithashtu është prej metali i hollë.

Janë shtëpi shumë të thjeshta, por për njerëz si Sylvain Alain, hyrja në këtë shtëpi është një përparim shumë i madh për të.

"Jam shumë krenar, sepse nuk jetoj më në tendë. Ka vënë re në Haiti të tjerët të shohin si qen, kur ju tregon se ende jeton në tenda. Tani që kam njëfarë shtëpie jam shumë i lumtur", thotë ai.

Projekti për të cilit ka përfituar ai është shumë i vogël. Por përse është dashur një vit që të përfundojë u pyet Matthew Cochrane nga Kryqi i Kuq.

Gra haitiane

"Nuk ka asnjë hapësirë boshe. Hapësirat e zbrazëta që kanë ekzistuar më parë janë mbushur me njerëz pas tërmetit. Ka qënë shumë e vështirë për të siguruar parcela ku ne mund të ndërtojmë strehimore dhe pastaj, kur kemi gjetur këtë copë tokë ka qënë pothuajse e pamundur të kuptosh se kush është pronari aktual i tokës si dhe për të marrë njëlloj mandati ligjor, një lloj mbrojtjeje ligjore, për njerëzit për të cilët janë ndërtuar shtëpitë," sqaron Matthew Cochrane.

Jeta vazhdon

Ky mund të jetë një qytet përplot pluhur, mbeturina, qytet me gropa, por ka diçka që quhet jetë normale këtu.

Tregjet janë aktive. Furgonë shumëngjyrësh transportojne qytetarët nëpër qytet.

Njerëzit arrijnë të mbijetojnë. Një vit më parë premtimi ishte për të rindërtuar Haitin sa më mirë dhe se më parë, por pastaj goditën stuhitë, epidemitë e kolerës dhe më e rëndësishmja, ndarja politike dhe zgjedhjet e parregullta.

Nigel Fisher, një zyrtar i lartë i OKB-së në Haiti thotë:

"Une kam parë ndryshime në departamente, me të cilat merremi. Unë kam parë që këto departamente po bëhen gjithnjë më të fuqishme, por në pëgjithësi struktura e vendit ende është shumë e brishtë. Politikisht të jem i sinqertë ende nuk e kemi lidershipin e nivelit që ka nevojë ky vend."

Kryeministri i Haitit është Jean Max Bellerive. Ai përgjigjet pyetjes nëse ai i kupton problemet e popullit te vet?

"Ju mendoni se nëse unë jetoj në këtë shtëpi të bukur dhe të madhe nuk jam i ndarë nga realiteti. Unë jetoj sëbashku me të gjitha problemet. E ndaj fustrimin bashkë me ta. Nuk ka zgjidhje magjike, ndoshta kemi mundur të bëjmë më shumë," thotë kryeministri.

Në kampin që vizituam në fillim, pranë një tende dhe e rrethuar nga fëmijët është Fila Alfred.

Ajo shet zbukurime në zemre. 60 copë për 6 dollarë.

"Nuk mund të zemërohem shumë, sepse dikush tjetër e ka kontrollin dhe unë nuk jam personi i vetëm në këtë situatë. Të gjithë përballemi me probleme të njëjta. Nuk na ka mbetur asgjë tjetër, por t,ë presim me durim," thotë ajo.

Duket se Fila Alfred, si vetë Haiti, do të vazhdojë të pres edhe për një kohë të gjatë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>