|
Kroacia dhe marrëdhënia e saj me BE-në | |||||||||||||||||||||||
Këtë vit, Kroacia shpreson të përfundojë negociatat për anëtarësi në BE dhe të nënshkruajë traktatin e pranimit. Vendi më pas shpreson të bëhet anëtari i 28 i BE-së rreth 2012 ose në fillim të 2013. Por Kroacia ka probleme. Shumica e sondazheve tregojnë mungesë përkrahje serioze të kroatëve të zakonshëm për t'ju bashkuar bllokut evropian. Po pse euro skepticizmi ka infektuar Kroacinë dhe sa serioze është kjo. Korrespondenti i BBC, Mark Lowen vizitoi këtë republikë ish jugosllave dhe fillimisht shkoi në fermën e Mario Pecnik dhe bashkëshortes së tij që ruajnë një traditë kroate. Për vite të tëra, ata kanë prodhuar specialitetin më të famshëm të zonës, një lloj djathi. Por Marios kohët e fundit i është dashur të shpenzojë mbi 70 mijë dollarë për të blerë pajisje të reja që të plotësojë standartet evropiane që të marrë subvencione. Të gjitha këto janë pjesë e përgatitjeve të Kroacisë për anëtarësi në BE. Mario thotë se ndërsa ai ka patur mundësi ta përballojë një gjë të tillë, ka prodhues të tjerë që nuk munden. Dhe kjo është çka po prek pikëpamjet e njerëzve për BE-në. "Ishte vërtet një shok i madh kur ne kuptuam se çfarë duhej ndryshuar. Për ne i ka përmirësuar gjërat, por prodhues më të vjetër dhe më të vegjël nuk e kanë pranuar këtë gjë mirë dhe nuk duan të adoptohen, kështu që biznesi i tyre do shkatërrohet. Kështu që e kuptoj mjaft mirë zemërimin që kanë me kërkesat e BE-së." Sondazhe të kohëve të fundit tregojnë se përkrahja për anëtarësi është më e ulta. Sipas njërës, vetëm 38% e kroatëve do të votojnë pro bashkimit. Një tjetër tregon se vetëm 26% mendojnë se është ide e mirë, megjithëse qeveria citon një sondazh më në favor. "Po të ishim anëtarësuar së bashku me grupin e dhjetë vendeve në 2004, përkrahja do të ishte më e madhe. Për një votues është pak e vështirë të jetë entuziast kur ka patur kaq shumë shtyrje dhe data të tejzgjatura." Arsye të tjera gjithashtu mendohet se janë pas euroskepticizmit. Shumë njerëz nuk janë të informuar mbi atë se ç'do të thotë BE dhe për këtë arsye delegacioni i BE-së në Zagreb ka ngritur një qendër informacioni. Është gjithashtu ndjenja se kroatët luftuan për shtetin e tyre të ndarë në vitet 90 dhe shumë e kanë të vështirë të pranojnë një koncept transkombëtar. Disa të tjerë janë të zemëruar me kushtet e forta vënë Kroacisë pasi Rumania dhe Bullgaria u panë si vende të përshtatshme për t'u anëtarësuar më herët. Por analisti politik, Viseslav Raos, thotë se është dhe faji i BE-së. "Shtetasit kroatë po shohin në TV çfarë po ndodh në Francë, në Irlandë dhe Greqi. Ata e dinë se BE nuk është ilaç shërues për gjithë problemet ekonomike dhe sociale. Kështu që vetë BE është në një lloj krize dhe kjo reflektohet në anëtarësimin e Kroacisë." Ndërkohë në tregun e fruta zarzavateve, opinionet janë të ndryshme. "Mendoj se mund të mbijetojmë pa BE. Ne mbijetuam deri më sot, pse jo në të ardhmen? " "Njerëzit duhet të jenë të edukuuar më mirë për BE dhe të gjitha përfitimet e tjera. Është shansi ynë që të pranojmë të gjitha standartet që janë të përbashkëta për komunitetin evropian." "Mendoj se Kroacia nuk duhet të anëtarësohet në BE pasi kjo do të na sjellë kosto të shumta dhe ligje jo të mira për ne." Qeverisë i kanë mbetur vetëm disa muaj para referendumit. Por duket se koha po ikën për të shitur projektin e BE-së tek ky komb krenar dhe konservator. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||