|
Zbehet kriza shumicë-opozitë në Shqipëri | |||||||||||||||||||||||
Nuk ka zgjatur veçse disa ditë largimi i opozitës nga Kuvendi i Shqipërisë kur ajo vendosi 4 kushte të saj për t'u përmbushur nga shumica qeverisëse. Megjithëse nuk morën përgjigje pozitive, deputetët e Partisë Socialiste u rikthyen të ejnten në Kuvend. Në fakt ishte kryetari i PS-së, Edi Rama me praninë e beftë në tryezën e partive për reformën zgjedhore të thirrur nga zoti Berisha dhe më pas në mbledhjen e Komitetit Shtetëror, ku diskutohej për Parlamentin e Ri në vend të Piramidës që dha shenjat e zbehjes së krizës në këto marrëdhënie. Këto shenja po forcohen me praninë e paralajmëruar të deputetëve të opozitës në punimet e Kuvendit. Një javë më parë, ata kishin njoftuar se nuk ktheheshin atje pa u plotësuar katër kushte, mes të cilave edhe transparenca e zgjedhjeve. Por sërish në Kuvend pritet të ketë debate të forta kur atje të diskutohet për 4 dekrete të Presidentit të Republikës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, tre prej të cilave shumica ka paralajmëruar në Komisionin e ligjeve se nuk do t’i mbështesë. Ndërkaq shenja të zbutjes po jep edhe shumica tek po i bën ofertë zyrëtare opozitës për institucionin kushtetues të Avokatit të Popullit. Opozita paraprakisht ka deklaruar se nuk do ta pranojë duke e quajtur si një përpjekje të shumicës për të ndalur transparencën e zgjedhjeve. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||