BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 29 tetor 2010 - 09:45 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Mocioni votohet të martën
Parlamenti i Kosovës
Mocioni i AKR-së për qeverinë do të votohet të martën
Kryesia e Kuvendit të Kosovës caktoi të martën ditën kur do të mbahet seanca e parlamentit ku do të votohet mocioni për mosbesim ndaj qeverisë.

Mocioni u dorëzua mbrëmë në Kuvend pasi nismëtari i saj, nënkryetari i Aleancës Kosova e Re mblodhi 40 nënshkrimet e nevojshme nga deputetët.

Mocioni për votëbesim ndaj qeverisë u nënshkrua nga shumica e subjekteve politike, me përjashtim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nisma për rrëzimin e qeverisë u mbështet edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi nga radhët e LDK-së si, dhe dy deputetë të Partisë Demokratike të kryeministrit Thaçi.

'Dalje nga kriza'

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re në opozitë, Ibrahim Makolli pasi dorëzoi mocionin në Kuvend, e arsyetoi këtë hap me nevojën e daljes së shpejtë nga kriza institucionale në të cilën ka hyrë vendi pas tërheqjes së Lidhjes Demokratike nga koalicioni qeverisës.

Sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të mblidhet jo më herët se dy dhe jo më vonë se pesë ditë nga dorëzimi i mocionit për ta hedhur atë në votim.

Nëse për të do të votojnë së paku 61 deputetë, qeveria do të bjerë, ndërsa të njejtën ditë do të shpërbëhet edhe Parlamenti.

Kjo do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbahen brenda një muaji e gjysmë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>