BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 12 tetor 2010 - 11:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Clinton konfirmon angazhimin për Ballkanin
Hillary Clinton
Clinton pritet të inkurajojë dialogun dhe bashkëpunimin
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilary Clinton ka nisur një turne në tre vende të Ballkanit: Bosnjë, Serbi dhe Kosovë.

Të martën znj. Clinton pritet që të kërkojë bashkëpunim mes politikanëve boshnjakë në Bosnjë-Hercegovinë.

Në dy ndalesat e tjera pritet që ajo të inkurajojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Korrespondenti i BBC-së për Ballkanin, Mark Lowen thotë se mesazhi që do të përcjellë znj. Clinton gjatë vizitës do të jetë ai i vazhdimit të mbështetjes së Amerikës.

Kjo për aspiratat që kanë qeveritë të të tre vendeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Porosi për dialog

Por ai shton se zyrtarja e lartë amerikanë do të japë dhe disa porosi të prera.

Në Bosnjë, procesi politik ka ngecur nga vazhdimi i ndasive mes serbo-boshnjakëve, kroatëve dhe myslimanëve dhe 15 vjet pas luftës ndëretnike.

Znj. Clinton do t'i bëjë thirrje të gjitha palëve që të punojnë së bashku që shteti më në fund, të funksionojë.

Dhe në Serbi e Kosovë, sekretarja e shtetit do t'i inkurajojë të dyja qeveritë që të nisin dialogun e drejtpërdrejtë.

Uashingtoni kërkon që të luajë një rol drejtues në këto negociata.

Ky është ende cepi më delikat i Evropës dhe znj. Clinton kërkon që ta ruajë influencën e Amerikës me shpresën që rajoni të mundet të shkojë drejt një të ardhme më të qëndrueshme.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>