|
The Guardian: "Fitorja e baroneshës Ashton" | |||||||||||||||||||||||
E përditshmja britanike Guardian komenton vendimin e Serbisë për të ndryshuar rezolutën për Kosovën. Në artikullin me titull "Serbia heq dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës" Guardian thotë se Serbia u gjunjëzua pas presionit intensiv nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duke hequr dorë nga sfidimi i pavarësisë së Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe se kjo tani i hap rrugën bisedimeve mes Beogradit dhe udhëheqesisë shqiptare të Kosovës. Autori i artikullit thotë se Serbia rrezikonte të izolohej nëqoftëse do të këmbëngulte me përpjekjet për të vënë në pikepyetje apo për të zhvleftesuar pavarësinë e Kosovës, si dhe gjithashtu do të humbte shpresën për një integrim më të shpejtë në Bashkimin Europian. Kjo kthesë, sipas Guardian, shënon një fitore për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton e cila ka kaluar dy ditët e fundit duke ushtruar presion ndaj presidentit serb Boris Tadiq për të pranuar formulën e sugjeruar nga Bashkimi Europian. Guardian thotë se Tadiq ishte paralajmëruar nga zonja Ashton se refuzimi i kësaj formule do të nenkuptonte mbylljen e derës për Serbinë në BE, ku ajo ka dëshirë të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu nga ana tjetër edhe Washingtoni, më konkretisht zevendespresidenti Joe Biden kishte përforcuar këtë mesazh, thotë gazeta. Sipas formulës se re të cilën autori i artikullit thotë se e ka parë, Serbia tani do të pranojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare te Drejtësisë rreth Kosoves si dhe do të mirëpret ndërmjetësimin e BE-së në një proces dialogues mes Serbisë dhe Kosovës. Diplomatë dhe zyrtarë të BE-së thonë se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit mund të fillojnë para fundit të këtij viti dhe BE dhe zonja Ashton pritet të kenë një rol ndërmjetësues por udhëheqësia shqiptare e Kosovës është e vendosur që në këtë bisedime të përfshirjes edhe amerikanët të cilët pastaj do të nxisin serbët që të kërkojnë edhe përfshirjen e rusëve - thotë e perditshmja Gaurdian. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||