BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E shtunë, 04 shtator 2010 - 09:29 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Hondurasi njeh pavarësinë e Kosovës
Ministri i Jashtëm i Kosovës
Konfirmimin e mori ministri Hyseni
Republika e Hondurasit ka shpallur zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës.

Hondurasi është vendi i 70-të dhe i pari pas Opinionit Këshillimor të GJND-së që njeh shtetin e ri të Kosovës.

Vendimi i është komunikuar të premten gjatë një bisede telefonike Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni nga Ministri i Jashtëm i Republikës së Hondurasit, Mario Canahuati.

Dy homologët kanë rënë dakort për të filluar procedurat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Tirana në ndihmë

Ky vendim vjen menjëherë pas vizitës zyrtare që ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi në Honduras

Z. Meta është duke përfunduar një vizitë intensive ne Amerikën Qendrore duke synuar pikërisht zgjerimin e njohjeve për Kosovën.

Aktiviteti diplomatik i Shqipërisë zhvillohet paralelisht me bisedimet e Serbisë me faktorë ndërkombëtarë lidhur me rezolutën serbe të dorëzuar në OKB ku nënvizohet mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.

Zv. kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, të Shqipërisë Ilir Meta e përshëndeti nga kryeqyteti i Hondurasit zyrtarizimin e këtij vendimi.

Ai e cilësoi atë si një hap të rëndësishëm për mbarëvajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>