|
Anelka përjashtohet nga Botërori | |||||||||||||||||||||||
Sulmuesi francez Nicolas Anelka do largohet nga Kampionati i Futbollit në Afrikën e Jugut pasi thuhet se ka fyer manaxherin e tij Raymond Domenech. Lojtari i ekipit anglez Chelsea thuhet të ketë sharë manaxherin gjatë pushimit të lojës në ndeshjen e Francës me Meksikën, rezultati i të cilës mund të çojë në eleminimin e Francës. Tifozi anglez Ndërkohë në një tjetër incident në Afrikën e Jugut, autoritetet futbollit kanë nisur një hetim për thyerje të rëndë të sigurisë në stadiumin e Cape Towni-it, ku Anglia barzoi me Algjerinë ditën e premte. Një tifoz anglez arriti të hynte në dhomën e zhveshjes së ekipit të Anglisë pas përfundimit të lojës. FIFA e ka përshkruar incidentin të 'papranueshëm' dhe thotë se duhen përforcuar masat e sigurisë në mënyrë që të mos ketë përsëritje të një incidenti të tillë. Policia po mundohet të marrë vesh se si tifozi arriti të depërtojë deri në dhomat e zhveshjes së ekipit anglez vetëm disa minuta pasi atë e kishin vizituar dy princat e anglisë William dhe Harry. Anglia barazoi me Algjerinë dhe fansat e tyre i fishkëllyen, një reagim që u kritikua nga Uejn Runi. Anglisë i kanë mbetur edhe tre ditë përgatitore para ndeshjes me Slloveninë, të cilën duhet ta mundin në mënyrë që të qëndrojnë në kampionat. Botëror:Dita e 8-të Ndërsa në ndeshjet e ditës së sotme Hollanda fitoi 1- 0 me Japoninë. Gana takohet me Australinë dhe pas pjesës së para gjenden barazim 1-1, ndërsa Kameruni ndeshet me Danimarkën( 1930BST). | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||