 | | | Qeveria tenton të qetësojë edhe njerëzit e thjeshtë të zemëruar nga masat shtrënguese |
Qeveria greke ka filluar të publikoj dhe turpërojë ata që ajo thotë se kanë shmangur pagimin e taksave, duke publikuar emrat e 57 personave më tipik dhe duke i gjobitur ata. Qeveria paralajmëroi se do të konfiskoi shumat në llogaritë bankare të atyre që i detyrohen financiarisht shtetit grek. Vlerësohet se konfiskimi i këtyre llogarive do të çoj në grumbullimin e një shume prej më shumë se 40 miliardë dollarësh. Kjo është shumë e mjaftueshme për të ripaguar dhjetë përqind të borxhit kombëtar të Greqisë. Qeveria greke po tenton të qetësojë dhe njerëzit e thjeshtë të cilët janë të zemëruar se do të vuajnë shkurtimet në paga dhe rritjen e taksave, ndërsa të pasurit do të shpëtojnë pa u ndëshkuar. |