BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E martë, 11 maj 2010 - 14:50 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Gjermania dhe roli i saj në BE për ndihmë Greqisë

Merkel dhe udhëheqës të tjerë të vendeve të BE-së
Pjesa më e madhe e financimit të huave greke vjen nga Gjermania dhe siç pritej parlamenti diskutoi gjatë për aprovimin e legjislacionit të nevojshëm.

Kancelares gjermane, Angela Merkel i janë dashur muaj të tërë që të jetë në favor të ndihmës dhe kjo ka ngritur pyetje mbi atë se sa e angazhuar është Gjermania ndaj të ardhmes së BE.

Në mes shumë paradokseve që karakterizojnë Gjermaninë ka edhe një paradoks evropian. Asnjëherë më parë se tani nuk është bërë kaq e qartë se Gjermania ka fuqinë më të madhe në BE.

Por këtë radhë, ndryshe nga shumë vite të tjera, Gjermania ka qenë hezituese që të drejtojë, e obsesuar me politikën e brendshme, shumë joevropiane.

Kur adresoi parlamentin së fundmi, Merkel i bëri të qartë të pranishmëve se cili është vendi që tani vendos në BE:

"Sot Evropa po sheh drejt Gjermanisë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë vendim pa ne ose kundër nesh. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë vendim që ekonomikisht nuk do të jetë me vlerë. "

Mund të jetë e vërtetë se shumë pak mund të ndodhë pa marrë aprovimin e Gjermanisë. Por udhëheqësit e mëparshëm të Gjermanisë nuk kanë qenë kaq të hapur sa zonja Merkel.

Por nga opozita pati vërshëllima dhe thirrje jo se vendi po ndihmon Greqinë, por se kancelares Merkel i është dashur shumë kohë të veprojë.

Joakim Pos është zv/udhëheqës i social-demokratëve

"Gjatë muajit të fundit nuk kemi patur udhëheqje gjermane. Asnjë pjesëmarrje efektive në Evropë.

Po a është ky një ndryshim i një Gjemanie të ndryshuar apo ndryshim i politikës gjermane. Është kjo gjë e përkohshme, e përhershme apo është ndryshim e sipër? Joakim Pos thotë:

"Shpresoj se kjo është vetëm diçka e përkohshme. Bazuar në dobësinë e koalicionit të dobët gjerman dhe nuk do të vazhdoje. Angela ka patur një respekt të mirë deri më tani në botë. Por une e di edhe nga disa biseda që kam patur në SHBA, që shumë vetë brenda qeverive kanë thënë se kjo nuk është Angela Merkel e arsyeshme që ne kemi njohur."

Krahasimi më fues është ai midis Angela Merkelit dhe ish kancelarit Helmut Kohl. Tani kritikët e zonjës Merkel thonë se nëse ai do të ishte udhëheqës, ai do të kishte vepruar. Nuk do ta kishte lejuar BE-në të lundronte kaq rrezikshëm në mes erës.

Profesori Mark Haleberg nga shkolla e qeverisjes në Berlin:

"Nga perspektiva gjermane çështja është se si ajo çka ndodh brenda Gjermanisë përshatet me atë që mund të jetë mirë për Evropën. Për shumë vite këto të dyja janë përshtatur mirë. Gjermania kishte nevojë të kishte legjitimitet jo vetëm në arenën ndërkombëtare, por edhe para popullit të vet. Dhe inkurajimi i integrimit evropian ishte një mënyrë për ta bërë atë. Gjermania nuk është më në ato vitet e adoleshencës kur ke nevojë të njihesh nga prindërit. Ajo është në atë pikë që çfarë duhet të bëjë tani e më pas."

Është një paradoks tjetër gjerman. Sapo kur ti bëhesh udhëheqës i një Evrope të fragmentarizuar, ti largohesh nga skena. Por pa Gjermaninë, Evropa duket sikur nuk di çfarë të bëjë dhe mund të paguajë një çmim më të madh me një Gjermani normale.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>