BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 06 maj 2010 - 18:13 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Parlamenti grek aprovon masat e ashpra financiare
Portestues në Athinë
Parlamenti grek pritet të votojë për reformat ekonomike
Parlamenti grek ka votuar në favor të masave të forta financiare të vendosura si kusht për marrjen e një pakete ndihme ndërkombëtare.

Duke folur para deputetëve, ministri grek i financave, George Papaconstantinou, tha se vendi ishte vetëm dy javë larg mospagimit të borxhit që ka.

Ai tha se data e skandencës për bonot me vlerë 12 miliardë dollarë është 19 maji, por arkat e shtetit nuk kishin para.

Z. Papaconstantinou tha se mënyra e vetme për të shmangur mospagimin ishte tërheqja e një pakete financiare ndërkombëtare.

Ndërkohë, sindikatat në Greqi planifikojnë të zhvillojnë demonstrata të reja kundër masave të ashpra që ka propozuar qeveria për të përballuar krizën financiare.

Të mërkurën në Athinë humbën jetën tre persona pasi protestuesit hodhën një bombë me benzinë në ndërtesën e bankës ku ata punonin.

Presidenit grek Carolos Papoulias u shpreh se vendi ishte "në prag të humnerës".

"Ne të gjithë kemi përgjegjësi që të mos e marrim këtë hap për në humbëtirë," tha ai në një deklaratë.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë rënë dakord që t'i japin Greqisë një paketë shpëtimi prej 143 milion dollarësh.

Gjermania, një nga kontribuesit më të mëdhenj të paketës, ka këmbëngulur që Greqia të ndërmarrë masa edhe më të ashpra.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>