|
Papandreu paralajmëron për sakrifica të mëdha | |||||||||||||||||||||||
Kryeministri grek, Jorgo Papandreu, ka bërë të ditur se vendi i tij ka arritur një marrëveshje me BE dhe FMN për të shpëtuar ekonominë. Zoti Papandreu bëri një paraqitje në tv për t'i thënë kombit se marrëveshja do të përfshinte sakrifica të mëdha, duke përfshirë edhe angazhim për të ulur pagat e sektorit publik dhe pensionet. Si socialistë, ata jane detyruar të gëlltisin retorikën politike dhe të largohen nga premtimet zgjedhore të bëra 6 muaj më parë se ata do t'i sjellin prosperitet të ri Greqisë. Zoti Papandreu tha se kjo periudhë vuajtjesh do t'i japë Greqisë një hapësirë të re që të bëjë që vendi të ecë përsëri me këmbët e veta. Përndryshe, tha ai, vendi përballej me falimentim. Komisioni Evropian tha se planet greke janë "një paketë solide dhe e besueshme." Vendet e eurozonës po përshpejtojnë përpjekjet për të shpëtuar Greqinë nga frika se kriza e borxhit do të kalojë te anëtarët e tjerë. Në veçanti ka shqetësime për Portugalinë, Spanjën dhe Irlandën. Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha se pranimi i marrëveshjes ishte çështje solidariteti në mes anëtarëve të BE-së. "Ajo çka kishte rëndësi nga pikëpamja jonë ishte solidariteti. U pa një kërkesë për solidaritet evropian, veçanërisht nga 16 vendet që kanë adoptuar euron." Korrespondenti i BBC-së në Athinë thotë se paketa e ofruar do të ketë vlerë prej 160 miliardë dollarë për tre vjet. Ekspertët kanë paralajmëruar se kriza e borxhit grek mund të përhapet edhe në vende të tjera që përdorin EURO-n. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||