|
Merkel kërkon masa të rrepta | |||||||||||||||||||||||
Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi të mërkurën se traktati mbi të cilin funksionon zona e euros, duhet të ndryshojë në të ardhmen. Në një fjalim në parlamentin gjerman, Kancelarja Merkel tha se traktati duhet të parashikojë edhe përjashtimin e një vendi, duke marrë shkak nga kriza e rëndë në të cilën ndodhet Greqia. "Në të ardhmen traktati duhet të përfshijë edhe një klauzolë që mundëson përjashtimin e një vendi nga zona e euros, si një mjet i fundit, nëse ky vend nuk plotëson kushtet në mënyrë të përsëritur për një periudhë afatgjatë. Përndrysdhe bashkëpunimi është i pamundur", tha Kancelarja Merkel duke folur në parlamentin gjerman. Ajo tha se rregullat ekzistuese të Bashkimit Evropian 'nuk ishin aq të forta' sa për të trajtuar krizën aktuale, të cilën ajo e përshkroi si sfidën më të madhe që ka përjetuar monedha evropiane, euro. Është e qartë që Gjermania, ekonomia më e madhe e Eurozonës dhe eksportuesja e dytë më e madhe në botë pas Kinës, është e përgatitur të mendojë të paimagjinueshmen për të garantuar stabilitetin e monedhës evropiane. Papandreu në Bruksel Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, ishte në Bruksel të mërkurën për bisedime të tjera lidhur me krizën e rëndë në të cilën ndodhet Greqia. Në axhendën e bisedimeve ishte një takim me Presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, dhe një njohja e deputetëve të parlamentit evropian me planet e qeverisë së tij për shkurtimin e borxhit të thellë të Greqisë. Të martën ministrat e financave të Bashkimit Evropian, i mbështetën planet për ta ndihmuar Greqinë, nëse ajo kërkon ndihmë financiare. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||