|
Interneti- armiku i shtetit | |||||||||||||||||||||||
Në kohën e revolucionit virtual po ka një numër fituesish dhe të humburish. Interneti po zhvendos fuqinë në mënyra të papara dhe të paimagjinuara ndonjëherë. Ai mund t'i japë fuqi një qeverie për të shtypur një kryengritje dhe mund të fuqizojë kryengritjen vetë. Ai është një thikë me dy presa. Iran, qershor 2009. Përkrahës të opozitës u ngritën kundër asaj që ata i panë si zgjedhje presidenciale të vjedhura. Shteti iranian u kundërpërgjigj me polici dhe ndalim të medias së huaj Por diçka e jashtëzakonshme do të ndodhte. Protestuesit iu kthyen rrjetit social të internetit Twitter, për t'i treguar botës se çfarë po ndodhte. Dhe ata i postuan lajmet dhe mesazhet në numra të jashtëzakonshëm. Një iraniane që jeton në Londër na thotë se mori qinda njoftime. "Dikush do të më dërgojë mesazh apo e-mail dhe do të thotë - kam lajme nga dikush, nga kjo apo ajo rrugë dhe ata po arrestojnë njerëz. Në 18 ditët e para të krizës, mbi dy milionë mesazhe erdhën nga Irani nëpërmjet Twitter nga mbi gjysëm milioni njerëz. Interneti po trondit politikën botërore pasi po merr informacione nga dëshmitarë okularë dhe këta po i transmetojnë ato në gjithë botën në kohë reale. Kjo do të thotë se është një hap radikal përpara nga dhurata e madhe e shekullit të 20 për politikën që ishte televizioni direkt. Clay Shirky komentatori i faqes së internetit thotë se nëse do të ishit një shtetas i zakonshëm, por jo nje profesionist i medias, ti nuk mund të transmetoje mesazhin sado që të përpiqeshe. Në fakt njerëzit u përpoqën shumë të transmetonin mesazhet e tyre duke mbajtur parulla nëpër rrugë. Kjo gjë tani ka ndryshuar dhe çdokush që do, tani mund të marrë pjesë në mënyrë të jashtëzakonshme. Origjina e internetit është që nga lufta e ftohte kur SHBA dhe BS po përballeshin me kërcënimin e holokaustit bërthamor. SHBA ngriti një agjenci të njohur si ARPA për të zhvilluar një teknologji të re ushtarake. Një zonë që adresoi ishin komunikimet dhe në vitet 70 ata krijuan një sistem për rrjetet e ndryshme kompiuterike për të biseduar me njëri-tjetrin. Një nga personat përgjegjës ishte shkencëtari Vint Cerf: "Përvoja që ne patëm në fillim ishte thjesht zgjidhja e një problemi inxhinierik interesant dhe mjaft të komplikuar. Nuk mendoj se atëherë e kuptuam aq mirë që ai problem do të çojë në atë që ne kemi sot që është rrjeti global i rrjeteve me mbi 2 miliardë vetë online." Rrjeti ARPA fillimisht lidhi katër universitete në gjithë Amerikën. Kur u lidh me rrjete të tjera të ngjashme rreth botës, atëherë lindi interneti. Interneti sot lidh çerekun e planetit. "Çështja e censurimit të internetit është bërë një nga çështjet më qendrore të kohës tonë që do të përcaktojë se si shoqëritë në gjithë botën do të kenë mundësi të komunikojnë lirshëm në të ardhmen." Wikileaks, një faqe interneti ka botuar dokumenta të klasifikuara të ushtrisë amerikane rreth Guantanamos duke bërë të ditura abuzimet e të drejtave të të burgosurve. Ajo ka botuar edhe vrasjet e detajuara nga policia keniane dhe emrat e anëtarëve të partisë britanike të krahut të djathtë, BNP. Botimi i gjërave të tilla sensitive në internet do të thotë që ai është vazhdimisht nën sulm. Në shkurt 2008 pati edhe nje vendim nga gjykata nga një Bankë zviceriane për të mos botuar disa akuza për evazim taksash. Dhe një gjykatës vendosi që faqja e internetit të hiqej nga përdorimi. Por nëse banka e pa këtë si fitore e pati shumë gabim. Scmitt thotë se efekti i vetëm që pati ishte se gjysma e botës u interesua për dokumentat e bankës. Pra, interneti i jep qytetarëve mundësi për të gjetur rrugë rreth censurimit dhe lehtësia e qasjes i jep atyre një aftësi të paparë për të nxjerrë lajme mbi gjërat që nuk shkojnë mire. Kur i bashkon të gjitha këto gjëra, atëherë të krijohen mjetet për të motivuar njerëzit që të bashkohen rreth një çështje të vetme menjëherë. Në disa mënyra, interneti duket sikur na çon ne një botë para politikave partiake, në një botë të veprimit të drejtpërdrejtë. David Runciman është lektor në Universitetin e Kembrixhit. Ai shton se shtetet mund të kundërpërgjigjen megjithatë: "Interneti është një burim fantasik për trasmetim informacioni dhe grumbullim të njerëzve rreth një çështjeje biles edhe në një vend të caktuar. Por është shumë afatshkurtër. Ajo çka interneti mund të bëjë është që të krijojë koalicione menjëherë. Por po ashtu si i krijon edhe mund t'i shkatërrojë. Ose siç shprehet shkrimtari Lee Siegel: "Mendoj se interneti fuqizon këdo që e përdor atë dhe i fuziqon ata që e përdorin atë siç duhet dhe më shumë.shtypur një kryengritje dhe mund të fuqizojë kryengritjen vetë. Është një thikë me dy presa." Sot ekstremistët islamistë po e përdorin internetin në mënyrë të jashtëzakonshme. Frank Gardner i BBC shpjegon se pothuajse çdo ditë Al Qaeda dhe Taliban po nxjerrin video propaganduese ku tregojnë sulme ose i ngrejnë në qiell udhëheqës të veçantë. Al Qaeda ashtu si dhe interneti nuk ka qendër. Ai është një grup i shpërndarë i individëve të veçantë. Kudo ku xhihadistët janë në botë, interneti i lejon ata të flasin. Më e mira që sjell interneti është se mund të ripërcaktojë demokracinë dhe të hapë horizonte të reja. Në rrugët e Iranit ai bashkoi një turmë për të sifduar një regjim. Më e keqja është se po riforcon paragjykimet dhe mbyll dyert. Për momentin çereku i planetit është i lidhur. Por çfarë do të ndodhë kur pjesa e mbetur, 75% të lidhet gjithashtu. A do të na ndihmojë ne interneti për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin apo ne do të përballemi me rreziqe të reja të cilat nuk i kemi imagjinuar më parë? Pas 20 vjetësh, ne vetëm po fillojmë të shohim impaktin e internetit. Interneti përball botën si me mundësi të papara, por dhe me përgjegjësi të papara. Pyetja që shtrohet për të ardhmen është si do ta përdorim ne internetin. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||