BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E enjte, 25 shkurt 2010 - 14:23 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Arsyet e rënies së fundit të Euro-s
Kartëmonedha Euro
Kundrejt Dollarit, Euro ka rënë dhjetë për qind që nga fillimi i dhjetorit.
Në tregjet financiare, Euro është dobësuar akoma më shumë, duke rënë poshtë nivelit të një dollari e 35 centësh.

Kjo ndodh, pasi dy agjensi kryesore të klasifikimit të kreditit, lëshuan një paralajmërim të ri në lidhje me borxhet e qeverisë greke.

Dy firmat, të cilat japin këshilla në lidhje me rrezikun e falimentimit të huamarrësve, thanë se ato do të zbresin më poshtë qeverinë greke në klasifikimin e kreditit.

Firmat Moody dhe Standard and Poor janë në mesin e agjensive të njohura këshillë-dhënëse për klasifikimin e kredive.

Paralajmërimet e reja shqetësojnë investitorët për borxhin e qeverisë greke dhe çuan në shitje të shumta të Euros si rezultat i saj.

Shqetësimi për një falimentim të mundshëm grek për shlyerjen e borxheve, që çon në një tronditje më të madhe në zonën e Euros, e ka mbajtur monedhën në kuotime të ula për disa muaj.

Kundrejt dollarit amerikan, Euro ka rënë në masën dhjetë për qind që nga fillimi i dhjetorit.

Gjatë kësaj periudhe, investitorët herëpashere janë garantuar nga shënjat se vënde të tjera që përdorin Euron, mund ti ofrojnë Greqisë një lloj ndihme.

Kancerlja gjermane Angela Merkel, do të jetë lojtarja kryesore në shpëtimin e Greqisë, por asaj i duhet të marrë në konsideratë votuesit gjerman të cilët janë kundër paketave të tilla të shpëtimit për Greqinë.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>