BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E diel, 21 shkurt 2010 - 14:57 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Papandreou paralajmëron për ekonominë
Papandreou
'Greqia ka nevojë për mbështetje politike'
Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreou, ka paralajmëruar se problemet ekonomike të vendit të tij mund të përhapen duke infektuar dhe vende të tjera.

Ai e bëri këtë paralajmërim në një intervistë dhënë kanalit të parë televiziv të BBC-së.

Z. Papandreou e përshkroi këtë kohë si një prej momenteve më të vështira të historisë bahskëkohore të Greqisë.

Por ndërsa ai e gjen vendin e tij në epiqendër të diskutimeve nervoze rreth shëndetin të ekonomisë evropiane në përgjithësi, nuk beson se ai duhet veçuar.

Ai tha se Greqia duhet lejuar që të marrë hua me të njëtën kamatë si vendet e tjera dhe se qeverisë së tij i nevojitet mbështetje politike, jo financiare, për të demonstruar se sërish mund t'i besohet.

Ai paralajmëroi për pasoja serioze nëse Greqisë i mohohet asistenca.

"Ne jemi një vend që nuk mund t'i përballim spekulimet të vetëm. Kështu që ky është bërë një problem evropian," tha ai.

"Nëse ne kemi një problem të madh, ai mund të infektojë dhe vende të tjera të cilat nuk duhen fajësuar".

Kohë sprove

Monedhës së përbashkët evropiane nuk i është dashur më parë të përballet me ndonjë krizë globale të ekonomisë.

Z. Papandreou tha se hollësirat për mjetet financiare që do të çonin në zgjidhjen e krizës ende nuk janë gjetur, por ai shprehu optimizëm se sfidat e paprecedenta mund të çojnë në rezultat pozitiv.

"Tani jemi në fazën laboratorike dhe le të shpresojmë që ky eksperiment të jetë i suksesshëm për Evropën duke vënë në sprovë unitetin e Evropës në një mënyrë pozitive," tha ai.

Z. Papandreou përfundoi duke i bërë thirrje audiencës televizive që të mos tërhiqet nga ajo që dëgjon për të mos vizituar Greqinë.

Greqia është një destinacion popullor për shumë britanikë dhe evropianë.

Megjithatë, ideja kryesore e intervistës ihste se ka shumë për të bërë para se gjërat të fillosh t'i marrësh më shtruar.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>