 | | | Provat e shkencëtarëve britanikë mbështeten nga ekspertët e klimës |
Paneli i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e klimës i ka mbrojtur me forcë shkencëtarët britanikë që ishin akuzuar për manipulim të të dhënave, për të zmadhuar ndikimin e sjelljes së njeriut në ndryshimin e klimës. Bashkëkryetarët e panelit të Kombeve të Bashkuara thanë se shkenca ofron prova pa ekuivoke në lidhje me ngrohjen globale. Ata thanë se puna e shkencëtarëve britankë nga Universiteti East Anglia mbështetet nga studiuesit anembanë botës. Shërbimi Meteorologjik Britanik ka njoftuar se javën e ardhshme do të publikojë të dhëna nga disa mijëra stacione të parashikimit të motit në botë për të mbështetur provat e ngrohjes globale. |