 | | | Ndryshimi i klimës është bërë një çështje thelbësore |
Paneli i ekspertëve të klimës të OKB, IPCC, ka bërë të ditur se po kontrollon disa pretendime se shkencëtarët britanikë kanë manipuluar ose nuk kanë paraqitur disa të dhëna mbi ndryshimin e klimës për të përkrahur argumentin e tyre se ky ndryshim është shkaktuar nga njerëzit. Akuzat dolën pasi disa e-maile të shkruara nga një departament kërkimesh mbi klimën në Angli dolën jo zyrtarisht në internet muajin e kaluar. Kreu i panelit, Rajendra Pachauri, tha se po i konsideronte këto akuza seriozisht. Ato vijnë disa ditë para një samiti mbi ndryshimin e klimës në Kopenhagë. Skeptikë të ndryshimit të klimës duke përfshirë edhe Arabinë Saudite kanë thënë se e-mailet tregojnë se samiti duhet të braktisë planet për ulje të emetimeve të gazrave që kanë efektin serë. |