|
Çfarë ndodhi me Jens Reich? | |||||||||||||||||||||||
Në muajt e fundit në prag të shembjes së murit të Berlinit, aktivisti i të drejtave të njeriut, Jens Reich ishte një nga pikat kryesore të kontaktit për gazetarët e huaj. Por çfarë ndodhi më pas me të? Biologu nga Gjermania Lindore kishte bërë përpjekje për të sjellë ndryshime në vendin e tij që në fillim të viteve 70-të. Ai ishte një ndër themeluesit e lëvizjes Forumi i Ri, që u vu në krye të demonstratave, që çuan në ngjarjet e 9 nëntorit të vitit 1989. Pasi konkuroi pa sukses për postin e presidentit të Gjermanisë së bashkuar në vitin 1994, ai u zhduk krejtësisht nga skena politike, duke iu përkushtuar një karriere të suksesshme shkencore, që kulmoi me zgjedhjen e tij në Këshillin e Etikës së Gjermanisë. Korrespondenti i BBC-së, James Coomarasamy bisedoi me zotin Jens Raich i cili fillimisht sjell kujtimet nga ajo natë e shembjes së murit të Berlinit që hyri në histori. Reich: Në orët e para të mëngjesit unë isha në shtrat kur më telefonoi im bir. Ai më tha se ishte ngjitur dhe po qëndronte mbi mur. Në fillim thashtë se kishte pirë, por më pas doli se nuk kishte qenë i dehur. BBC: Pra kur shkuat të flinit atë mbrëmje ju nuk kishit asnjë ide se drejt murit do të dyndeshin shumë njerëz si djali juaj? Reich: Sigurisht ishte e qartë se herët a vonë muri do të hapej. Ai do të hapej pas një javë apo qoftë edhe atë natë, por unë mendoja se kjo do të bëhej në një mënyrë më të organizuar, në mënyrën prusiane, siç bëhen zakonisht gjërat në Gjermani kur është fjala për kufijtë. BBC: Kur u bindët që djali po ju thoshte të vërtetën, çfarë menduat? Reich: Fillimisht nuk mendova asgjë. Kishim një konferencë të Foriumit të Ri në Berlinin Lindor dhe kur mbërritëm atje me automjetin tonë, I kuptuam përmasat e vërteta të asaj që kishte ndodhur. Na u desh të çanim vertikalisht përmes një turme gjigande që ishte nisur drejt murit. Mendoj se ky është një lloj simboli. BBC: Sigurisht që lëvizja juaj Forumi i Ri kishte bërë prej vitesh përpjekje që ta reformonte Republikën Demokratike Gjermane nga brenda, apo jo? Reich: Situata ishte e tillë që përpjekjet për të ndërmarrë reforma brenda vendit ishte zgjidhja e vetme politike realiste. Po të kemi parasysh ngjarjet e Berlinit në vitin 1953, Hungarinë e 56-s, Pragën e 68-s, e kështu me radhë, ishte e qartl se çfarë të gjente po të përpiqeshe për t'u larguar nga blloku I Lindjes. Këtë e kishim gjithmonë parasysh, prandaj si zgjidhje realiste shihnim vetëm përpjekjet për rregullimin e situatës brenda këtij blloku dhe për të përmirësuar jetën tonë dhe të popullit tonë. Ne nuk e kishim parashikuar se ky bllok do të shembej krejtësisht. BBC: Sigurisht, shembja e murit të Berlinit ishte një zhvillim pozitiv. A ka pasur ndonjë aspekt që nuk iu ka pëlqyer? Reich: Ngjarjet rodhën me shumë shpejtësi dhe u shtynë me nxitim. Unë kisha përshtypjen se nëse unifikimi I brendshëm i dy vendeve bëhej me shumë nxitim, ky proces mund të kishte pasoja të vështira për mentalitetin dhe qëndrimin e njerëzve, dhe kështu ndodhi. Unë vetë do të kisha preferuar po të ecnim më ngadalë. Ne e adoptuam krejtësisht sistemin perëndimor, të gjithë kapitalizmin, të gjithë sistemin ligjor, dhe kjo ndodhi brenda një nate. Për shumë vetë kjo ishte tronditëse dhe në vitet e para pas unifikimit, kjo krijoi një seri keqkuptimesh shumë të vështira, madje edhe ndjenjën e mërisë mes Lindjes dhe Perëndimit. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||