|
Berlini feston rënien e Murit | |||||||||||||||||||||||
Një ditë me festime për të shënuar 20 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit dhe komunizmit në Evropë, u mbyll në kryeqytetin e Gjermanisë me fishekzjarrë spektakolarë në portën e Branderburgut. Shkatërrimi i tij kontribuoi në rënien e komunizmit, në bashkimin e Gjermanisë dhe në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Festimet kulmuan me deklaratat e udhëheqësve botërorë se rënia e Murit të Berlinit ishte bërë shembull për mënyrën se si duhet të përballohen sfidat e kohës moderne. Pavarësisht nga shiu, dhjetëra mijëra vetë dolën për të kujtuar ata që vdiqën në mur dhe për të festuar kurajon e atyre që e shembën atë. Pati muzikë- nga Beethoven, te Bon Jovi -- dhe përshëndetje për ish-udhëheqësin sovjetik, Mikhail Gorbachev dhe ish-presidentin polak Lech Walesa. Mesazhe Kancelarja Angela Merkel, që u rrit në Gjermaninë Lindore dhe iu bashkua turmave festive 20 vjet më parë, tha se ajo kishte qenë dita më e mirë e jetës së saj. Në një mesazh përmes videos nga Uashingtoni, president Obama tha se përvjetori ishte një kujtesë se njerëzimi e ka vetë në dorë fatin e tij. Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se banorët e Berlinit i jepnin shpresa Zimbabves në lotë dhe Birmanisë në zinxhirë. Në vendin ku dikur ngrihej muri i Berlinit, u rrëzuan mijëra domino për të simbolizuar reaksionin zinxhir i cili 20 vjet në parë rrëzoi komunizmin në mbarë Evropën. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||