BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 09 nëntor 2009 - 07:29 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Berlini në pritje të festimeve
Domino gjigande para Portës së Branderburgut
Dominotë e pikturuara do të rrëzohen
Udhëheqës nga vende të ndryshme të botës po mblidhen në Gjermani për të marrë pjesë në festimet për të përkujtuar përvjetorin e 20-të të rënies së Murit të Berlinit.

Shkatërrimi i tij kontribuoi në rënien e komunizmit, bashkimin e Gjermanisë dhe në përfundimin e Luftës së ftohtë.

Në një veprim simbolik, mysafirët do t'i bashkohen kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ish-udhëheqësit sovjetik, Mikhail Gorbachev, për të kaluar në këmbë Urën Bornholemer, pikëkalimin e parë kufitar që u hap në vitin 1989 në qytet.

Përgjatë vijës së murit të dikurshën janë vendosur domino gjigande të pikturuara nga të rinjtë.

Ato do të rrëzohen për të demonstruar se si ranë njëra pas tjetrës qeveritë komuniste të asaj kohe në Evropën Lindore.

Pa keqardhje

Zyrtari gjerman, komentet e shkujdesura të të cilit mendohet se çuan në rënien e Murit të Berlinit, ka dhënë versionin e tij të ngajrjes për BBC-në 20 vjet më pas.

Në një intervistë të rrallë nga shtrati në spital, Guenter Schabowski, ish pjesëtar i udhëheqjes komuniste të Gjermanisë Lindore, e ka pranuar se kishte patur probleme komunikimi me kreun e partisë së tij kur u desh të njoftonte disa regulla të reja për udhëtimin e shtetasve.

Njoftimi shërbeu si katalizator për grumbullimet masive në pikëkalimet kufitare në natën e 9 nëntorit dhe demonstroi dobësinë e autoriteteve komuniste.

Por z. Schabowski tha se nuk ndjente keqardhje për këtë të 'gabim trashanik', sepse ai sipas tij, çoi në bashkimin paqësor të Gjermanisë së ndarë.

Sondazh për kapitalizmin

Rënia e Murit të Berlinit u konsiderua si triumf i kapitalizmit. Por një sondazh i ri ka arritur në përfundimin se besimi në sistemin e tregut të lirë ka rënë në mbarë botën.

Sipas sondazhit të kryer për Shërbimin Botëror të BBC-së, vetëm 11 përqind e të intervistuarve në 27 vende, besojnë se kapitalizmi po fuksionon si duhet.

Rreth dy të tretat e të intervistuarve kanë shprehur dëshirën që qeveritë e tyre t'i shpërndanin pasuritë në mënyrë më të barabartë.

Sondazhi i BBC-së sugjeron se shumica duan që qeveritë të bëjnë më shumë për të mbajtur nën kontroll biznesin dhe që ato të kenë më shumë në dorë në fushën e industrive të rëndësishme në vednet përkatëse.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>