BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E hënë, 21 shtator 2009 - 10:46 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Kërkohet tërheqja e Enciklopedisë
Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve
Botim i qëllimshëm?
Në Maqedoni vazhdojnë reagimet pas botimit të Enciklopedisë Maqedonase, ku shqiptarët përshkruhen si “njerëz mali” dhe ku sygjerohet se “kanë dëbuar me dhunë popullsinë maqedonase dhe kanë filluar të popullojnë territoret maqedonase në shekullin XVI”.

"Enciklopedi që përfshinë tensione ndërentike dhe ndërkombëtare" - kështu tashmë cilësohet botimi i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve.

Pjesë të këtij botimi janë cilësuar edhe si “raciste” nga akademikë shqiptarë, që nuk shkon me frymën e shekullit 21.

Reagimet nuk pushojnë, kjo edhe nga faktet që cilësohen tejet të shtrembëruara, e që shfaqen duke shfletuar enciklopedinë me dy vëllime.

Lëvizja Qytetare Zgjohu e mbështetur nga thuajse të gjitha partitë politike shqiptare dhe disa insititucine dhe OJQ të tjera do të kërkojë largimin e redaktorit kryesor Bllazhe Ristevski nga Akademia e Shkencave si dhe tërheqjen e këtij botimi.

Artan Grubi është kryetar i Lëvizjes Zgjohu:“Kërkojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë të tërheqë menjëherë enciklopedinë skandaloze, të angazhojë ekspertë shqiptarë në përpilimin e historisë shqiptare, të kërkojë falje publike ndaj popullit shqiptar dhe të distancohet nga qëndrimet e Bllazhe Ristevskit, duke i dënuar ato dhe duke e larguar atë përfundimisht nga Akademia. Nëse nuk ndodh kjo do të konsiderojmë se këto qëndrime të Blazhe Ristevskit i ndanë edhe Akademia. Të njëjtën e kërkojmë edhe nga qeveria pasi është përkrahëse e këtij projekti,” - tha z. Grubi për BBC-në.

Enciklopedia Maqedonase u promovua të enjten e kaluar.

Ajo veç fakteve për shqiptarët, ku përshkruhen si njerëz mali, dhe ku sygjerohet se është ushtruar dhunë dhe janë dëbuar maqedonasit nga shqiptarët në shekullin XVI, kur kanë filluar të popullojnë trevat e Maqedonisë, për UÇK-në thotë se është stërvitur nga ushtarë të njësiteve speciale britanike SAS dhe oficerë të ushtrisë amerikane.

Ambasadat në Shkup të këtyre dy vendeve reaguan ashpër ndaj pohimeve të tilla.

Kjo enciklopedi Ali Ahmetin, njeriun e parë të ish-UÇK-së, tani kryetar të BDI-së, e përshkruan si të akuzuar për krime lufte, ndërkohë që nuk ka një padi të tillë.

Enciklopedia nuk tregon identitein shqiptar të Nënës Terezë, ndërsa ka fakte të shtrembëruara edhe për Skënderbeun.

Korrespondenti i BBC-së në Shkup njofton se gjatë fudjavës të gjitha subjektet kryesore politike shqiptare kërkuan që qeveria të distancohet nga ky botim që u financua prej saj dhe Enciklopedia të tërhiqet.

PDSH në opozitë kërkoi themelimin e një akademie shkencash shqiptare.

Ndërkaq, Xhevat Ademi, një ndër drejtuesit e BDI-së, ka paralajmëruar se për këtë shkak Ali Ahmeti personalisht, por edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti, do të padisin AMSHA-në: "Bashkimi Demokratik për Integrim nuk do të rri duarkryq dhe indiferent ndaj këtij sulmi primitiv të akademikëve maqedonas, por do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të korrigjohen gabimet, gënjeshtrat, shtrembërimet dhe budallallëqet e këtij publikimi të shtypur me paratë e popullit,"- është shprehur zoti Ademi.

Nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë, tani janë më të përmbajtur, ndërkohë që në fillim të reagimeve përfaqësues të saj mbronin botimin duke thënë se ai ishte i bazuar në fakte.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>