BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 11 shtator 2009 - 17:38 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Emigracioni Afrikan dhe kriza ekonomike në Evropë?
Emigrantë senegalezë
Emigrantë senegalezë
Afrika Perëndimore ka qenë pikënisja e qindra mijëra emigrantëve në Evropë në vitet e fundit.

Patrullimet bregdetare e kanë ulur numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë përmes detit. Rruga më e përshkruar tani është përmes shkretëtirës së Saharasë, me shpresën për të mbrritur në Itali përmes Libisë.

Por a e ka prekur emigracionin nga Afrika Perëndimore kriza ekonomike në Evropë?

Kësaj pyetje përpiqet t'i japë përgjigje kronika nga kryeqyteti senegalez, Dakar e korrespondentit të BBC-së Will Ross.

Korrespondenti i BBC-së e nis kronikën e tij nga një dyqan sendesh të përdorra që vijnë nga Evropa. Pronrari i këtij dyqani në periferinë Fass Mbao te Dakarit, është Vieux Thioune. Ai sapo është kthyer nga Italia dhe është duke bërë biznes të mirë.

Vieux ka 10 vjet qe shkon në Itali, dhe e konsideron veten me fat që ka marrë një vizë e cila e lejon të qëndrojë gjatë dhe që i mundëson të punojë në Itali duke shitur në rrugë orë, syze dielli, rripa panatallonash etj. Pjesën tjetër të kohës e kalon në Senegal ku shkon me para. Por Vieux, thotë se situata ka ndryshuar.

Ai thotë se më parë ishte shumë më e lehtë sepse vetë italianët kërkonin krahë pune. Ata vinin nëpër shtëpi dhe të pyesnin nëse doje të punoje në fabrikë apo diku tjetër. Ai e ndërtoi shtëpinë e tij, kishte makinën e tij, por tani është shumë e vështirë. Nuk gjen dot punë.

Njerëzit në Evropë e kanë të vështirë të ushqehen. Njerëzit po fillojnë të mendojnë dhe ta kuptojnë tani se ka një krizë.

Teksa konsumatorët kontrollojnë cilësinë e televizorëve, shoku i Vieux's, Issa, që përktheu për të, thotë se nuk është i sigurt nëse senegalezët e varfër besojnë se ka një debat për krizën ekonomike evropiane.

Edhe nëse e kanë dëgjuar ata nuk i besojnë njerëzit që thonë se ka krizë. Ata mendojnë se njerëzit po përpiqen t'i ndalin ata që të shkojnë atje. Por njerëzit duan të shohin me sytë e tyre.

Ata janë kuriozë, sepse nuk mund ta imagjinojnë se si këta emigrantë po kthehen dhe po ndërtojnë shtëpitë e tyre, po ngasin makina. Dhe nëse thonë se është e vështirë, ata nuk e besojnë.

Edhe për një nëpunës civil që punon në qeveri nuk është e lehtë të ndërtojë shtëpinë e tij dhe të blejë makinë edhe sikur të ketë 10 apo 15 vjet punë.

Issa blen për vete një frigorifer dhe për ta çuar atë në shtëpi ai do të përdorë një karrocë me kal.

Senegali është një vend me kontraste të fortë. Nga njëra anë autorstrada me gjashtë korsi nga ana tjetër njerëz që udhtëojnë me karroca me kuaj.

Korrespondenti i BBC-së shkon edhe në fshatin Yoff, që ndodhet në periferi të Dakarit. Nga ky fshat shumë njerez në vitet e fundit janë përpjekur të shkojnë ilegalisht në Evropë. Numri ka rënë mjaft për shkak të patrullimeve nga rojet bregdetare.

Banorët në fshatin Yoff janë në dijeni të krizës ekonomike globale, por shumica e atyre me të cilët foli korrepondenti nuk ishin fort të shqetësuar se sa keq po bëhej situata në Evropë, e rëndësishme për ata është që po përmirësohet në Senegal.

Ndër të parët që ai takon ishte Mustafa Bajan i cili mbante të veshur një fanellë të ekpit të futbollit, Barcelona. Ai u pyet nëse e dinte se si ishte situata ekonomike në Spanjë. Ai thotë se një prej vëllezërve të tij të mëdhenj është atje, ai mban familjen, por 6 muajt e fundit e ka patur të vështirë. Kur u pyet përse na tregoi se Spanja po kalon në krizë ekonomike ai u përgjigj:

"Natyrisht që janë në krizë por përsëri janë më mirë se ne, për këtë arsye po pres që të shkoj. Mustafa thotë se nuk ka frikë të udhëtojë në mënyrë ilegale dhe nëse do të dëgjonte se të nesrëmen do të niseshin barka peshkimi për në Spanjë do të kishte shkuar menjëherë".

Por ka edhe opsione më pak të rrezikshme. Që prej vitit 2006 Spanja ka ofruar disa kontrata për senegalezë në moshë të re. Por duke qënë se kërkesa është shumë e lartë, ajo është bërë si llotari.

Gjatë 18 muajve të parë të programit, 1500 senegalezë shkuan në Spanjë për të punuar në ndërtim, industri dhe në ferma. Këtë vit vetëm 61 vetë kanë marrë kontrata për të mbledhur luleshtrydhe dhe fruta të tjera. Por tani që Spanja është goditur nga kriza ekonomike, shanset për të fituar një punë të tillë kanë rënë në mënyrë drastike.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>