|
Kriza financiare dhe ndikimi mbi artin | |||||||||||||||||||||||
Ne natyrisht dimë tani pak më shumë për operacionet financiare sesa një vit më parë, por jo domosdoshmërisht për arsyet e duhura. Rënia e Lehman Brothers që falimentuan në shtator të vitit të kaluar i dha shkak dhe fillimit të krizës financiare. Gjatë vitit të kaluar, ekonomistët dhe financierët kanë filluar të marrin pjesë nga kufoma e Lehmans, duke vlerësuar asetet e kompanisë si psh blloqet e apartamenteve në Majami, avionet private të kompanisë si dhe artin që me shumicë gjendej në zyrat e kompanisë. Korrespondenti i BBC për çështje të artit, Lawrence Pollard i hedh një vështrim në vazhdim artit dhe tregut të artit si dhe çfarë ka ndodhur me të një vit që nga fillimi i krizës globale. Në shtator të vitit të kaluar, u mbajt një nga ankandet më të suksesshme të artit. Artisti Damien Hirst shiti art me vlerë 200 milionë dollarë menjëherë. Tregu i artit nuk kishte parë kurrë një lulëzim të tillë dhe fatkeqësisht po atë ditë erdhi lajmi se Lehman Brothers kishin falimentuar. Ngadalë, tregu i artit pasoi tregje të tjera në rënie, veçanërisht tipi i artit që dashurohej nga bankierët, ai që njihet si arti modern bashkëkohor i pasluftës. Georgina Adam është redaktore për gazetën e artit dhe Financial Times "Sotheby's dhe Christies njoftuan rënie me 50, 60 dhe biles 70% krahasuar me një vit më parë, veçanërisht në artin e pasluftës dhe atë bashkëkohor. Më herët, ky lloj arti pëlqehej shumë nga njerëzit me shumë para, njerëz me para të reja gjithashtu. Ishte i lehtë për t'u kuptuar dhe kjo natyrisht është pjesë e tregut të artit që është goditur më tepër. Ai ka rënë në mënyrë katastrofike. Shitjet janë në total 20- 30% të totaleve që ne bënim një vit më parë." Fusha bankare dhe arti gjithmonë kanë ecur krah për krah si dashuria dhe martesa. Psh në muzeumin e artit në Nju Jork ka një koleksion të Robert Lehman. Ish shefi i bordit të Lehmans, Richard Fuld, ishte gjithashtu një koleksionit i respektuar i artit. Gruaja e tij, Kathy Fuld, ishte një nga anëtaret e bordit të muzeumit të Artit Modern. Së bashku, ata shitën 13 milionë dollarë vlerë art vetëm disa muaj më parë dhe natyrisht Lehmans kishin dhe koleksionin e vetë korporatës. Tani, siç mund të blesh kapele bejzbolli dhe stilolapsa në ebay nga Lehman Brothers, së shpejti do të gjejmë pjesë nga arti i Lehmans gjithashtu për shitje. Anne Henry është një nga organizatoret e Ankandit Freeman në Filadelfia, ku arti ose një pjesë e artit të Lehman's do të shitet brenda disa javësh me shpresën për të siguruar mbi një milion dollarë. "Çdo gjë që varej në zyrat e Lehman Brothers në Nju Jork, Boston and Delaware, gjërat që ndodheshin në korridore, zyra individuale dhe në hapësirat publike dhe private të zyrave. Por nuk po shitet i gjithë koleksioni. Asnjë nga Lehman's, likuidatorët apo konsultuesit e tyre të artit nuk ka dhanë ne intervistë. Kështu ne nuk e dimë se, cilat pjesë do të mbahen dhe cilat jo. Por ne e kuptojmë se ekziston shpresa se tregu do të ecë në të ardhmen pasi siç na tregoi Georgina Adam tani nuk është kohë e përshtatshme për shitje. "Si me të gjitha asetet, kur do të shesësh vlera nuk është aq sa ti e ke blerë në fillim. Ajo çka të bën përshtypje është fakti se ndrësa ata u krijuan në kohën e lulëzimit gjithmonë tani po flitet se si këto ti kthehen komunitetit , si të ndihmojnë artistët dhe kjo frymëzon njerëzit që punojnë atje. Dhe kur vijnë kohë të vështira papritur kjo duket si një pasuri dhe diçka nga e cila mund të bëhen para . Por ndoshta kjo është mënyra se si funksionon bota." Megjithatë, ngjarjet e fundit mund të rrisin interesin. Së shpejti do të dalë në shitje një printim nga Bursa e Nju Jorkut. Kjo i përket Lehman Brothers, që shkaktuan edhe rënie të menjëhershme të Bursës. Pyetja që del është se kujt do t'i pëlqejë të varë një gjë të tillë në muret e tyre. Ann Henry thotë: "Kjo do të jetë interesante për t'u parë. Edhe unë do të dua të shoh rezultatin. Mendoj se kemi patur një interes të jashtëzakonshëm në shitje nga shumë persona të industrisë së financave kështu që jam kurioze të di se sa do të arrijnë në shitje printime të tilla." Shitjet e para të objekteve të artit të Lehmans fillojnë në nëntor. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||