|
Rritje në Francë dhe Gjermani | |||||||||||||||||||||||
Shifrat e fundit të bëra publike të enjten në Francë dhe Gjermani tregojnë se dy nga ekonomitë më të mëdha në Evropë kanë dalë papritur nga recesioni pas një viti ku ekonomia kishte shënuar rritje negative. Ekonomia në të dyja këto vende u rrit me 0.3% në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht nga parashikimet për një rënie të mëtejshme. J "Pas katër tremujorëve rresht ku u shënua rritje negative, Franca më në fund po del nga recesioni. Ne jemi rikthyer në rritjen pozitive duke shënuar një rritje ekonomike 0.3%", tha ministrja franceze e financave, Christine Lagarde. Në këtë tremujor prodhimi në të 16 vendet që përdorin euron ra me 0.1%. Ekziston shqetësimi se sa do të zgjasë kjo periudhë rimëkëmbjeje, teksa papunësia parashikohet të rritet. Gjermania, p.sh., u zhyt në recesion nga rënia e volumit të tregtisë botërore, çka ndikoi negativisht mbi eksportet e këtij vendi. Megjithatë, shifrat e fundit nuk tregojnë ndonjë rritje në volumin e eksporteve gjermane. Ato tregojnë se rritja 0.3% ka ardhur kryesisht nga përmirësimi i treguesve të brendshëm ekonomikë. Ekspertët paralajmërojnë se ekonomia mbetet e brishtë. Papunësia në Gjermani ka vazhduar të rritet. Shtimi i shprenzimeve të konsumnatorëve gjatë kësaj periudhe ka ardhur pjesërisht nga stimujt e qeverisë, siç janë pagesat me para në dorë për ata që dorëzojnë makinat e vjetra dhe blejnë të reja. Ekspertët paralajmërojnë se këta stimuj nuk mund të vazhdojnë gjatë. Ata vënë gjithashtu në dukje se megjithë rritjen 0.3%, në tremujorin e dytë të këtij viti prodhimi në Gjermani ishte 7% më i ulët se në të njëjtën peirudhë të vitit të kaluar. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||