|
KQZ i jep PS mandatin e nëntë në Fier | |||||||||||||||||||||||
Në Shqipëri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që t’ia kthejë koalicionit të PS, mandatin e 9 në qarkun e Fierit. Ky vendim erdhi pasi u rinumëruan votat në 7 prej kutive të votimit në këtë qark. Por PD reagoi menjëherë duke deklaruar se për këtë çështje do t’i drejtohet kolegjit zgjedhor, organ që shqyrton ankesat përtej vendimeve të KQZ-së. KQZ gjithashtu hodhi poshtë një tjetër kërkesë të PS për të rinumëruar votat në disa kuti në qarkun e Beratit. Kryetari i PS, Edi Rama, përsëriti se kjo forcë politike nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve përpara se të jetë hedhur dritë mbi të gjitha dyshimet që ka kjo parti për procesin zgjedhor në Berat, Tiranë, Shkodër dhe gjetkë. Por PD e dënoi me ashpërsi atë që e quajti presion të z. Rama, që, sipas saj, përpiqet të maskojë përgjegjësitë e tij për humbjen e zgjedhjeve. Tejzgjatja e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar ka ulur ndjeshëm vlerësimin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Shqipëri. | ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||
| ||||||||||||||||||||||||