BBCAlbanian.comNews image
Botuar: E premte, 19 qershor 2009 - 12:15 CET
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
Vrasja e Kekës tensionon situatën zgjedhore
Shkodra
24 orë pas atentatit me eksploziv që iu bë kryetarit të partisë demokristiane në Malësinë e Madhe, ende policia nuk ka mundur të identifikojë autorët e këtij akti që shënohet si ndër incidentet më të rënda të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.

Sipas policise lokale të Shkodrës janë shoqëruar dhe pyetur disa persona, por ende nuk ka një emër konkret.

Partitë politike kanë bërë thirrje për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes e cila ka sjellë jo pak tension në këtë fushatë zgjedhore.

Shpërthimi i automjetit me të cilin po udhëtonte i vetëm kreu i demokristianëve të Malesisë së Madhe, ndodhi rreth orës 10.30 të ditës së enjte në aksin rrugor Shkodër–Koplik.

37 vjeçari Keka ka humbur jetën menjëherë, thuhet kështu nga policia, e cila mbërriti në vendngjarje ndërsa automjeti ishte akoma në flakë.

Në vendin e shpërthimit ekspertët e policisë po vazhdojnë hetimet.

Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Nard Ndoka, është shprehur se “Kjo është një vrasje politike, Aleks Keka nuk kishte asnjë konflikt dhe se ai ishte i angazhuar tërësisht në fushatën elektorale të PDK-së, për zgjedhjet e 28 qershorit".

Aleks Keka, përveç se si kreu i demokristianëve të Malësisë së Madhe, njihej edhe si biznesmen në fushën e ndërtimit.

GJITHASHTU
Dërgoja një mikuVersion i printueshëm
BBC ©
^^ Kthehu në krye
Arkiv
BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>